Lajme te fresketa:

Gazeta “Tema” shkaktoi fikjen e dritave të stadiumit

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Këshilli i Ministrave.org ka arritur më së fundi të zbulojë kreun e celulës armiqësore të sportit e quajtur “KAÇAVIDA”, që prishi dritat dhe imazhin e Shqipërisë në sytë e gjithë botës.

Sipas burimeve ujë-kulluara që kanë mbërritur pranë nesh të mbeshtetura edhe nga pronari i një televizioni kombëtar, ai që ka prerë dritat nuk ka qenë as ndonjë mi apo këlysh miu, por një gazetar zuzar, që prej kohësh me pinca dhe kacavida në dorë priste tela dhe shkatërronte gjeneratorët që ndriconin arritjet e qeverisë Tonë.

Sipas SHISH gazetari në fjalë është parë gjatë ditës së ndeshjes, por edhe me përpara ai është parë dukë bërë xhiro me bicikletë të vjetër kineze dhe me një kasketë tip elektriçisti rreth stadiumit dhe dukë parë me një vështrim që linte shumë për të dyshuar mbi dritat.

Vetë Perua drejtori i shkarkuar, ka rrëfyer se gjatë një kafeje të pirë me gazetarin e Temës, ky i fundit i kishte dalë në temë duke e pyetur gjerë e gjatë për shtrirjet e kabllove të qeverisë dhe sidomos për kabllot e elektrikut që furnizonin me energji stadiumin.

Dëshmitarë okulare kanë deklaruar me përgjegjësi të plotë se edhe ne ndeshjen e parë të Milanit, e kishin parë rreth stadiumit atentatorin, që me një palë pinca në dorë priste ca tela, që më pas rezultuan se ishin të Pallatit të Kongreseve.

Fqinj të gazetarit kanë dëshmuar me bindje se ai prej vitesh mbante në shtëpi minj të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme, kavje dhe shumë lloje brejtësash të cilat i ushqente me një gazetë të cilën e botonte gjoja me rrogën e tij dhe jo vetëm kaq, por sipas dëshmitareve gazetari i stërviste për të ngrënë tela dhe kabllo elektriku.

Prandaj Keshilli i Ministrave.org pohon se në rastin e fikjes së dritave të stadiumit përgjegjës ishte një brejtës dhe kjo e implikon drejtpërdrejtë (ose live) këtë atentator, i cili dihet që nuk e ka pasur fare me sy të mirë organizatorin e takimit, për shkak se ai nuk është tifoz i Reali, sikurse është  kryeministri Berisha, por tifoz i thekur i kuqebluve të Barcelonës.

Qeveria ka dashur ti sekuestrojë atentatorit si prova materiale mjetet e krimeve, minjtë, por ata maskarenj sapo ndien zërin e macokut tonë qeveritar me çizme ata janë futur nëpër vrimat e miut.

Kështu Keshilli i Ministrave.org, për hir të ndricimit të vendit ka vendosur ti lerë minjtë e gazetarit pa bukën e tyre të përditshme, gazetën Tema e cila ra u mbërthye nga dhëmbët e carkut qeveritar.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results