Lajme te fresketa:

Sandri porosit një kamerë të fshehtë për hyrjen në parlament

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Sandri u entuziazmua nga suksesi i kamerës së Reiz Çiços për vdekjen imagjinare të doktorit. Kamera provoi se sa sinqerisht e do personeli i TV Klanit doktorin, dhe sa pa hile ia ka ai atij dhe pas vdekjes. Doktori, i cili kishte qeshur dhe ishte kënaqur gjithë Vitin e Ri me kamerën e fshehtë, në fakt pati një fije dyshimi.

- Sandër, e keni ba shumë mirë dhe ju përshëndes, por kam frikë se keni ba një hile.

- Jo doktor, asnjë hile. Ti e pe që Reizit iu mbushën sytë me lot… Sinqerisht.

- Sandër, dëgjo. Rezi dhe Desada për mue janë prurje të TV Shijakut, i kam rritë vetë, e di që janë me mue. Kam frikë se, po të ishte Sonila për shembull në vend të Reizit ose ai Drini Zeqo, do kishin shndritur nga gëzimi. Kam frikë se e keni zgjedhë me hile Reizin.

- Jo doktor, se ishim të kushtëzuar ta zgjidhnim Reizin, se ishte dhe Kastriot Islami i lirë atë kohë.

- Ashtu? Mirë Sandër. Dëgjo. Pse nuk i bëni një kamerë të fshehtë këtij Arben Malajt me Kastriotin, se ky Kastrioti ia mori dorën tani kamerave të fshehta? Flas unë më Kastriotin, mos u bëj merak. Ti vetëm fut në kurth Malajn.

- Po si ta bëjmë doktor?

- Sandër, Kastrioti të bëjë sikur ka hyrë në parlament, ta xhironi para derës së Kuvendit, i them unë Jozefinës që ta ulë dhe në vend aty, s’ka gjë, e mbledhim Kuvendin kastile një ditë që s’ka parlament, që të mos vijnë gazetarë të tjerë….

- Si ta mbledhim kastile doktor?

- Sandër, e mbledhim dhe ashtu ata s’kanë ç’bëjnë… vetëm ta provojmë një herë, e kanë seriozisht apo jo? Sandër, ky Kastro më ka çu fjalë me këshilltarin tim se ka frikë se do ta tradhtojë ai Arben Malaj. Madje dhe te Marko ka dyshime. Duhet me i bë një kamerë të fshehtë.

- Mirë doktor. Po e bëjmë kështu. I thuaj Jozit të mbledhë Kuvendin një ditë fals dhe të shkojë Kastrioti aty, kuptohet fals, dhe ne të bëjmë lidhje direkt, dhe të kemi në studio Arben Malajn dhe Sonilën.

- Shumë mirë, Sandër.

- Po sikur ky Beni të thotë që “do dal nga studio e do shkoj drejt e në parlament”, si t’ia bëjmë?

- Shumë mirë, Sandër, s’ka problem. I them Jozefinës ta quajë seancë prej vërteti dhe ua japim të dyve mandatin. Pastaj pak nga pak hyjnë dhe të tjerët.

- Duhet bërë pak presion në fakt, se janë keq për rroga. Këtë më tha dhe ky Kastrioti, kur e morën atë ditë për kamerë të fshehtë. “Më jepni ndonjë honorar”, - tha. I thashë asaj të financës t’i lidhë një rrogë, ta kemi për këto kamerat e fshehta. Po të gjithë s’i marr dot, se janë gjithë këta.

- Bëje këtë një herë Sandër, se ata një sebep duan. I kishte thënë Kastrioti një këshilltarit tim: “Një sebep duam.” Bëje një herë këtë.

- Mirë e ke doktor, ta bëjmë, të tërheqim pak vëmendjen, se na çmendën dhe këto përmbytjet. Fola me xhaxhin në Lezhë, dhe tha: “Jemi të rrezikuar seriozisht.” Se ai në fakt merret dhe me këto bonifikimet dhe ka hall se mos ia marrin për ters njerëzit që s’ka pastruar kanalet. Po atij të shkretit, ato tenderë që ka marrë, ia kam ndarë unë nga Tirana, as ndonjë lek s’ka marrë, jo më të bëjë ndonjë punë.

- Sandër, për Lezhën e zgjidha unë çështjen, se fajësova ngrohjen globale, por Shkodrën e kena problem. Shiko mos sajon ndonjë gjë me këto kamerat, se do ketë interes kjo, jam i bindur.

- Ta provoj një herë doktor. Ja, po e thërrasim këtë Kaçin. Se ky e merr rrogën tek Ismeti tani. Po e bukur ishte ajo e Reizit apo jo?

- Të thashë Sandër, e bukur ishte, po Reizi e ka të sinqertë me mue, nuk tregon sinqeritetin e Klanit ajo. E keni zgjedhë me hile Reizin.

- Po atë tha dhe Reizi: “Ku më gjetët mua, që e ha direkt, se kam merak për doktorin”.

- Po ti je k…, i thashë. Po, po të ishte e vërtetë, kush të linte ty të jepje lajmin?! Do vinte Fevziu aty e do fillonte t’i bënte biografinë doktorit. Do tregonte si shkoi e mori në shtëpi në dhjetor të 90-tës, si i shtiu në mendje të bashkohej me studentët, si shpallën bashkë pluralizmin, si u lidhën me Xhorxh Bushin, plakun, si u lidhën me Miteranin, çfarë folën me Kraksin, dhe pastaj me radhë se si Fevziu i ka ndenj 20 vjet pranë.

- Sandër, me thënë të drejtën Fevziun këto dy-tri vite e kam pak të afërt.

- E di mo e di, por po i shpjegoja Çiços ç’do thoshte Fevziu, se dhe Rugovën s’e ka takuar kurrë në Tiranë, po, sa vdiq, e shkroi se si e kishte takuar më ‘93 në Tiranë dhe si i kishte thënë Rugova që “je shumë i njohur në Kosovë.” Dhe kur, atëherë që s’kish dalë asnjëherë në TV, jo tani që thotë ç’të dojë. “Ke të drejtë, - më tha Reizi. - S’më shkoi në mendje kjo punë e Fevziut. Nga ajo duhet ta kisha kuptuar që ishte lojë.”

(Nga Antena brenda familjes - Gazeta TEMA)


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results