Vdes diktatori i Korese se Veriut. Reagon Sal Berishjong kryetari i PDKV: Koreja po Ndryshon

Print

Posto ne Facebook

Pasi nuk mundi ti rezistonte dot virozave te stines aziatike vdiq ne moshen 69 vjecare Kim Jong-il, diktatori i Korese se Veriut. Edhe pse sundoi me dore te hekurt, koreanet kane shperthyer ne lot per humbjen e mesuesit, aktitektit, inxhinierit te kombit.

I vetmi nuk derdhi asnje pike loti ishte krytari i Partise Demokratike te Korese se Veriut prof.dr.Sal Berishjong i cili njihet si personi i vetem qe kundershtoi qe ne rinine e tij regjimin diktatorial te Kim Jong-il.


Sipas prof.dr.Berishjong ka ardhur koha qe Koreja e Veriut te hape dyert per demokracine dhe i beri thirrje qeverise komuniste te jepte doreheqjen.

Berishjong deklaroi se nen qeverisjen e tij Koreja e Veriut do te permbushte te gjitha kushtet e kerkuara nga Komuniteti Europian dhe anetaresimi ne BE do te jete prioritet i qeverise se ardhshme.

“Nuk mund te lejojme qe Koreja e Veriut te qeveriset nga zemunaret. Bllokmeneve do tu shkulim me dare dhembet e kurropsionit” deklaroi prof.dr.Berishjong i cili ka nje perkrahje te gjere dhe te gjate ne rradhet e Partise Demokratike te Korese se Veriut.

“Ceku i Bardhe tashme eshte ne duart tona” u shpreh dr.Berishjong duke rrefyer se hapi i pare ne rimekembjen e vendit do te jete ndertimi i mrekullise “Rruga e Kombit” e cila do te lidhe dy shtetet koreane.

Nderkohe shume biznesmene te fuqishem arroresh dhe ullinjsh kane shprehur gatishmerine per te investuar ne Korene e Veriut sapo te marre pushtetin prof.dr.Sal Berishjongu, motoja e te cilit eshte “Koreja po Ndryshon”.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]