Lajme te fresketa:

Berisha: Raporti i OSBE, jo serioz. Vetëm doktorët mund të lëshojnë raporte

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Mistrecat e OSBE dhe pizevengët e ODHIR bënë publike raportin përfundimtar lidhur me procesin zgjedhor të 8 Majit ku mes tjerash vunë në dukje disa vogëlsira të vockla të punës së KQZ dhe të Kolegjit Zgjedhor.

Sipas këtyre OSBE/ODIHR (që u ardhtë fatura e dritave aforfe nga CEZ) :

 

  • “Vendimet problematike të KQZ-së si ai për rinumërimin e kutive të Tiranës, u karakterizian nga kundërshti dhe mospërputhje.
  • Hartuesit e raportit shkruajnë se shumica e vendimeve të KQZ-së, ishin në kundërshtim me dispozitat përkatëse, dhe se i mungonte arsyetimi koherent, përfshi disa prej tyre që nuk bazoheshin në fakte apo rrethanat e çështjes së shqyrtuar.
  • Duke marrë në analizë vendimet e prodhuara nga Kolegji Zgjedhor raporti i ODHIR vëren se Kolegji në asnjë rast nuk përdori kohën e duhur prej 10 ditësh sic  shprehet në Kodin Zgjedhor  për të marrë vendim.
  • Në dy raste Kolegji Zgjedhor e dha vendimin brenda ditës duke ngritur pikëpyetje nëse u trajtuan me kujdesin e duhur një mori provash të paraqitura.
  • Pjesë e raportit është edhe vendimi 13 Qershorit i Kolegjit Zgjedhor që urdhëroi KQZ-n të hapë të gjitha kutitë e votimit ku ishin hedhur fletë votimi gabim.
  • ODIHR e vlerëson këtë vendim si një tejkalim të kompetenvave të Kolegjit Zgjedhor kur një gjë e tillë nuk i ishte kërkuar nga palët në këtë garë elektorale. Mospërputhja e këtij vendimi u vu re edhe në opinionet ndryshe të dy nga pesë anëtarët e Kolegjit.
  • Një prej vendimeve më të rëndësishme të Kolegjit zgjedhor për kërkesën e PS që kërkonte pavlefshmërinë në 284 qëndra votimi vlerësohet kontradiktor” thuhet në raport.

 

Gjatë një mbledhjeje të Këshilli të tij të Ministave, Kryeministri Berisha ka reaguar ndaj këtij raporti duke dhënë mendimin e tij profesional si doktor ekspert i specializuar në raporte.

“Gjatë karrierës time doktoreske u kam dhënë pacientëve të mi me qindra raporte, por asnjëri prej tyre nuk ka qenë kaq skandaloz si ky i OSBE” tha Berisha i cili i ka bërë një analizë analitike raportit.

“Na akuzojnë për mospërputhje? Ne kur merremi me zgjedhjet e kemi mendjen tek votat e jo tek puthjet apo mosputhjet.

Sa për vendime kontradiktore, kjo quhet liri në vendim-marrje. Unë marr vendim, ty nuk të pëlqen, unë vazhdoj me vendimin tjetër e kështu me rradhë. Kështu thotë Kushtetuta.

Tek tuk më kapën veshët se gjoja gjatë rinumërimeve apo vendimeve paska patur mungesë transparence. Qeveria dmth KQZ nuk bëri asgje fshehurazi. Të gjithë e panë se si i rregulluam votat në prani të të gjithëve. A nuk është kjo transparencë? ”

Në përfundim dr.Berisha shtoi raportet duhen lëshuar nga doktorë dhe jo nga persona jo kompetentë.

Shqipëria nuk është më vend i humbur që mund ta marrësh nëpër këmbë. Tani ky vend ka Kryeministër...dmth Zot.

Nëse OSBE/ODIHR ka vështirësi në përpilimin e raporteve atëherë Këshilli i Ministrave.org mund ti akreditojë Njazi Kosovrastin.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results