Lajme te fresketa:

Berisha: Kur pashë popullin trim që hodhi bustin e Enverit, më vinte të lija kafen përgysëm dhe të bashkohesha me ta

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Kryministri Berisha në një konferencë shtypi ka ftuar qytetarët që të festojnë në sheshin Salibej (ish-Nënë Tereza) ditën e pucit historik që rrëzoi bustin e diktatorit Enver Hoxha i cili ka qene sunduesi me jetegjate i Keshillit te Ministrave.org.

Më pas, më kërkesë të gazetarëve të pranishëm, kryeministri Berisha risolli në vëmëndje  ditën madhërreshtore të 20 Shkurtit.


“Më kujtohet fare mirë ajo ditë historike. Sapo kisha marrë rrogën dhe kisha shkuar për një kafe tek 15 katëshi.

Pasi kamarieri më vuri kafen në tavolinë, unë e kapa filxhanin me dy gishtat e dorës së djathtë, duke bërë të qartë me këtë gjest bindjen time të djathtë.

Ky ishte sinjali që nuk mund të duronim më diktaturë. Populli e kuptoi dhe në pak minuta u mblodh në shesh dhe i armatosur me gurë, cadra pistoletë, thika me helm kobre dhe benza me kallëpa tritoli nisi të sulmonte bustin zyrtar të Enverit.

Unë po vëzhgoja me interes situatën.

Gardistët e Ramizit ishin bërë gardh para bustit të diktatorit Hoxha (rahmet pastë) dhe ishin gati të qëllonin mbi demostruesit.

Por gardistët e asaj kohe nuk ishin burra por lepuj. Askujt nuk ja mbante të qëllonte në turmë por shtinin kot më kot në ajër me MP5 sikur po bënin qitje në Zall-Herr. Një vajze e vogël me emrin Jozefinë i thoshte shoqeve "E kam fiksim me gjujt me atë lloj arme".

Kur shihja popullin trim që sulmonte gardistët e Enverit,  më vinte të lija kafen përgysëm dhe të bashkohesha me ta”.

Pranë më rrinin disa pedagogë të cilët nuk më linin të dilja e të isha me turmën.

Por unë nuk mund ta lija popullin tim vetëm. Duhet tu jepja një shtysë.

Në këtë moment, edhe pse SHIK-u i Ramiz Alisë më vëzhgonte, unë nuk pyeta fare dhe u teshtita fuqishëm.

Dicka më fluturoi nga hunda dhe u përplas në xham si pëllumbi i bardhë demokracie.

Aty populli i egërsuar u lëshua dhe e rrëzoi bustin e diktatorit që më nxiu jetën dhe nuk më linte asnjëherë të lahesha në Dhërmi....”

Në përfundim të konferencës, kryeministri Berisha ftoi edhe njëherë popullin qeveri-dashës ti bashkohej festës së 20 Shkurtit.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results