Lajme te fresketa:

Mbyllet pa knockout ndeshja e boksit mes Prengës dhe Palokës

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Data 10 Shkurt ishte një ditë plot emocion për të gjithë të apasionuarit pas boksit parlamentar pasi në këtë ditë dy sportistë, i talentuari Paloka dhe i riu Prenga do të përballeshin në një ndeshje pa titull, thjeshtë për shpirt të pastër sportiv.

Ndeshja do të arbitrohej nga e shumënjohura Jozefina “Zhele-kap” Topalli.

Në foltoren e nderit kanë mbajtur fjalën e rastit boksierë të njohur të peshave të mesme si Gramoz “Cekan” Ruci dhe Astrit “Topuz” Patozi.

Por fjalimi i tejzgjatur i ish-pretendentit për kampionatin bashkiak Sokol “BangBang” Olldashit ka bërë që që dy boksierëve tu humbte durimi dhe të nisnin ndeshjen pa asnjë paralajmërim.

Boksieri Prenga i panjohur  më parë por i cilësuar si grushtues majtosh, i ka lëshuar një të djathtë Palokës, i cili u mbajt si burrat dhe nuk ra knockout. Por edhe pse nuk është në tipin e tij të mos kundërpërgjigjet, Paloka nuk ka pranuar të vazhdojë më tej ndeshjen.

Sipas Rregullores Kushtetuese së Boksit dhe përkatësisht neni 55 qe sakteson se “kur je sallaks duhet të gjuash me të majtën”.

Në këtë moment në ring janë futur boksierë nga të gjitha skuadrat duke e detyruar kryearbitren “Zhele-kap” Topallin të ndërpriste ndeshjen.

Federata e Kuvendit ka pezulluar për 15 ditë boskierin Prenga nga të gjitha aktivitetet sportive në Pallatin e Boksit “Parlamenti” dhe bashkë me të edhe dy ndihmësat personalë Paulin Sterkajt dhe Saimir Tahirit, pasi këta të dy e kanë nxitur Prengën të grushtonte  Palokën pa mendje.

Federata e Kuvendit do të anoncojë së shpejti ndeshjen e rradhës.

Në ring u vu re edhe mungesa e promotorit të njohur Don Sali “Ekzemplar” Berishës dhe pretendentit të ardhshëm për ndeshjen e kampionatit të bashkisë Lul “BuzaQesh” Basha i cili pritet të ndeshet me kampionin në fuqi Edvin “ShalGjatë” Rama.


NJOFTIM

Menaxherët e platformës dixhitale DigiSAL kanë njoftuar se së shpejti do të lancohet shërbimi më i ri “Pay-Për-Grusht” i cili do të transmetojë live cdo ndeshje mes skuadrave të boksit profesionist “Blu Bull” dhe “Puci Rozë”.

 


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results