Lajme te fresketa:

Fjala e Komandantit të Përgjithshëm Gjeneral-Kolonel Sali Berisha para komandove të kthyera nga Afganistani

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Sot para zyrave të Komandës Supreme të Këshillit të Ministrave.org u mbajt ceremonia e pritjes së trupave komandove të kthyer nga Afganistani.

Në këtë ceromoni ishte i pranishëm edhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Kryeministrisë (FAK) Gjeneral-Kolonel Sali Berisha i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes  tankisti Arben Imami.


Gjeneral-Kolonel Berisha pasi nderoi ushtarakisht me dy gishta ju drejtua ushtarëve me këto fjalë:

Ushtarë dhe Gardistë Trima!

Pucistët duan të marrin në qafë Kryeministrinë.

Gjatë kohës që ju përballeshit me armiqtë e kombit afgan, këtu tek ne u organizuan  demonstrata.

Demonstrata po e them për delikatesë, sepse ai ishte puc i organizuar shtetëror ku u përfshinë Presidenti në largim i Republikës Bamir Topi, kryekunadhja e prokurorisë Ina Rama, kryespiuni Bahri Shaqiri dhe kryepucisti Edvin Rama.

Në castin që ata pucista sulmuan kryeministrinë, (pas tabletit iSAL), ju ishit të parët që mu kujtuat.

Pseeee, me të mirët i dërgova në Afgan dhe më hajvanët i mbajta në Tiranë?

Por tani që tentativa e tyre e parë dështoi me sukses, me kthimin tuaj si armatë e fitores historike , unë, dmth ne jemi më të sigurtë.

Pa dyshim, që më nduhmën tuej, unë dmth ne do të ngadhënjejmë në cdo fushë, mal apo det.

Të nderuar vëllezër me roba jeshile!

Më lejoni tja lejoj vetes, që tju shpall sot, solemnisht, qytetarët e parë të Republikës Militare Kryeministrore të Shqipërisë.

Unë krenohem me ju ashtu ju krenoheni me mue.

Ju kam xhan të gjithëve.

Puc...puc.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results