Nën kujdesin personal dhe vetjak në ambjentet e Këshillit të Ministrave.org u organizua një konferencë për shtyp ku kryeministri Berisha demaskoi të gjithë planet A, B, C, D, E, F, G e deri tek plani Z i pucistëve të Edvin Ramës.
Berisha kritikoi Shërbimin Informativ të Shefit (SHISH) që nuk arriti të zbulonte në kohën e duhur përgatitjen e pucit të Ramës dhe të bashkëpunëtorëve të tij.
“Gjatë këtyre viteve unë vetë kam zbuluar mijëra raste korrupsioni, mijëra kontrabanda, mijëra krime dhe sa e sa të tjera. Prandaj SHISH është rehatuar dhe ka rënë në gjumë sepse gjithsesi është Berisha ai që zbulon krimet” tha kryeministri.
Më tej kryeministri Berisha citoi një shprehje të urtë të popullit tonë jo dhe aq të urtë “Uji fle por armiku i brendshëm nuk fle” duke theksuar si ishin të brendshmit që kishin ndihmuar të jashtmit.
Ndrikulla Ina Rama nuk u tregua burrë i vërtetë pasi ajo theu marrëveshjen tonë “Të hetohen garda por jo të arrestohen apo dënohen”. Sepse Rama i gjatë i dha urdhër Ramës së vogël për të cilën kam bindjen e kulluar se ka karakter të turbullt.
“Ndërsa ti zotni President i Republikës, Bamir nuk bane hic mir, që nuk dënove dhunën. Ti nga televizori tu duk protestë ndërsa unë lozja Counter Strike me demonstruesit. E tregove veten edhe ti por ta tregoj unë vitin tjetër” deklaroi Berisha.
Në përfundim kryeministri shtoi se “Të jeni të bindur se ska puci puci me mua. Cdo pucist që do ti afrohet gardhit tim, do të marrë ndëshkim ekzemplar biometrik”.
























Powered by jWarlock jwFacebook Comments