Lajme te fresketa:

Berisha: Gardistët mbrojtën gardhin tim. Të shpërblehen me nga 1 euro

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Pas përfundimit tragjik të demostratës ku humbën jetën 3 njerëz dhe mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë, kryeministri Berisha falenderoi policinë në përgjithësi dhe ministrin Lul Basha në vecanti për menaxhimin me sukses të situatës.

Kryeministri deklaroi se demonstruesit që sulmuan kryeministrinë kishin pasur si qëllim zaptimin e zyrës historike të liderrit siamez të Shqipërisë.

Qëllimi primar ishte vjedhja e superkompjuterit iSAL në të cilin gjënden sekretet se si anëtarësohesh në NATO, si lulëzohet Shqipëria, si ti shmangesh krizës, si rriten rrogat e pensionet dhe si bëhet vendi ynë 100% europian.

“Gardistët nuk lanë turmën të hynte brenda gardhit tim. Gardhi im është i shenjtë dhe mbrojtja e tij është detyrë mbi detyrat. Kjo përcaktohet qartë nga neni 55 i Kushtetutës. Nuk ka lindur ende ai burrë që të shkelë gardhin tim sovran” u shpreh kryegardhisti Berisha.

Burime pranë Këshillit të Ministrave.org bënë të ditur se gardistët do të shpërblehen dhe do të përfitojnë shumën që u garantohet me ligj sipas nismës “Shqipëria 1 EURO” (pa t.v.sh).


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results