Lajme te fresketa:

Dj Saliu do të nxjerrë në treg albumin e tij më të ri “Cadriovsky”

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Shtëpia Diskografike “Blue Unlimited” do të publikojë albumin më të fundit të një nga muzikantëve më të spikatur të kohës, dj Saliu.

Dj Saliu e ka nisur karrierën e tij si artist autodidakt në rrugicat e bllokut dhe më vonë nisi të shpaloste fuqishëm talentin e tij në fushën e muzikës politike dhe njihet nga të gjithë si zanatci që ta këndon këngën.

Si artist liberal dj Saliu praktikonte rrymën hard-rock-brryl, të cilës askush nga muzikantët e kohës nuk e përballonte dot.

Shumë shpejt pushtoi skenat në të gjithë Shqipërinë duke u kthyer në një profesionist me të cilin nuk bëhej shaka pasi e merrte artin e tij shumë seriozisht.

Albumi “Cadriovsky” përmban muzikë popullore kryesisht maqedonase, pasi dj Saliu e ndjen veten mjaft të frymëzuar nga fqinjët e Ballkanit.

Një kopje të CD, producentët e dj Saliu ja dërguan edhe piktorit Edvin Rama me qëllim që ky pasi ta dëgjonte diskun ti pikturonte kopertinën.

Por mesa duket Rama nuk e paska pëlqyer muzikën dhe ka reaguar me anë të menaxherit të tij Brace  duke deklaruar se disku ishte i infektuar.

“Cadriovsky” kushton vetëm 1 Euro dhe përmban një përmbledhje hitesh muzikore ku dj Saliu interpreton krahas shumë artistëve të tjerë si Madam Joizy, Tit Patoizy, iLir Mjeta, Loka Paloka dhe shumë të tjerë.

 


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results