Berisha dhe Meta i ofrojnë sërish Dritan Priftit postin e ministrit të METE-s por me një kusht. Të firmosë që filluar pune para përmbytjeve në Shkodër

Print

Posto ne Facebook

Liberalizimi i vizave po i ofron shqiptarëve jo vetëm të kalojnë pushimet jashtë por edhe të shohin për ndonjë vend pune.

Kjo do të sjellë që nga Shqipëria të largohen jo vetëm të papunët e pakualifikuar por edhe shumë intelektualë të papunë.

Për këtë arësye kryeministri Berisha ka kohë që po mendon një nismë historike për punësimin e sa më shumë njerëzve dhe sidomos intelektualëve.


Në një mbledhje të Këshillit të Ministrave.org Berisha u bëri të ditur situatën emergjente të papunësisë.

"Po përballemi me rrjedhje të trurit dhe janë punësuar shumë tru-rrjedhur" tha kryeministri Berisha dhe u propozoi “cunave” dmth ministrave, të nxisim punësimin mbar shqiptar.

zv/Kryeministri Meta u shpreh se punësimi në Shqipëri është e shumë i vështirë pasi rritja ekonomike i ka kthyer shqiptarët në milionerë i ka dembelosur dhe është pak si zor ti bindësh të punësohen.

Prandaj që të inkurajojmë shqiptarët drejt punësimit, jo vetëm që duhet tua bëjmë atyre të pëlqyeshme por duhet tu japim një shembull punësimi të një niveli të lartë, p.sh. duhet të punësojmë ndonjë zyrtar të lartë në rrang ministri.

Ministrat e tjerë kthyen kokat nga Meta duke pritur të dëgjonin se cili nga ata do të ishte  kurbani i nismës së punësimit.

Sic e ka traditë të mirpresë cdo propozim, Berisha u shpreh dakort në parim dhe e ka pyetur Metën nëse ka ndonjë ide konkrete, pasi momentalisht nuk mund të shkarkonte asnjë ministër sepse ata janë njëri më i sukseshëm se tjetri.

Meta duke buzëqeshur më mënyrë të integruar është përgjigjur se e kishte menduar edhe këtë gjë.

“Do të sakrifikoj veten nga posti i ministrit të METE-s” u shpreh Iliri “dhe do të mbaj vetëm atë të zv/kryeministrit”.

Postin tim e propozoj ta marrë ai që e kishte dikur, Dritan Prifti.

Kryeministri Berisha u shpreh se ishte dakort me propozimin e Metës.

Ndërkohë Meta deklaroi se ja lë postin Priftit vetëm me një kusht. Të firmosë kontratën sikur ka filluar punë një ditë para përmbytjeve. Madje edhe rrogën do ta marrë që nga ajo ditë, sepse nuk duam ti hamë hakun askujt.

“Kështu Dritan Prifti mund të përgjigjet për përmbytjet e fundit, se ja ka marrë dorën. Ndërsa unë e kam përmbytjen e parë dhe më zuri gafil” u tha Meta kolegëve të tij.

Berisha ka porositur Metën të nisë negociatat me ministri e ri dhe sapo të marrë miratimin e Priftit, të pregatisë dorëheqjen nga posti i METE-s dhe tja dërgonte me sms në endrren e tij 30 vjecare iSAL sepse ndoshta mund të ishte në Shkodër për peshk.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]