Lajme te fresketa:

SHISH ankohet për fondet e pakta. Berisha: Ato edhe tepër i keni sepse nuk po kryeni asnjë detyrë. Unë po informohem vetëm me sms në iSAL

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Kreu i SHISH Bahri Shaqiri ka dërguar një sms ankimimi në inboxin ne telefonin SalBerry të kryeministrit Berisha ku mes tjerash trajtonte edhe shkurtimin e fondeve ndaj Shërbimit Informativ.

Sipas Shaqos, me këto fonde që u janë taksur spajunëve, nuk janë të mjaftueshme për të realizuar operacionet apo misionet e SHISH.

Por kryetari i Këshillit të Ministrave.org, kryeministri Berisha ka reaguar menjëherë duke i kthyer një sms qortimi pa korrigjim hartimi ndaj kreut të SHISH duke i vënë në dukje punën e dobët dhe aspak efektive të SHISH.

Berisha e cilësoi si të pafalshme që në shumë raste Shërbimi Informativ i Shefit nuk e ka informuar aspak Shefin ose e ka informuar me vonesë.

“SHISH ka dështuar” shkruante në sms kryeministri Berisha duke shtuar se mund të thuhet pa frikë që është kthyer në vegël e Edvin Ramës dhe në vegël të veglave të tij. (që të mos keq-mirë-kuptohet kjo e fundit : veglat e veglave janë deputetët e opozitës).

Ndër dështimet e SHISH që përmendte Berisha, mes tjerash ishin: zbulimi me shumë vonesë i lidhjes së Ramës me Lindën, mos-posedimi i asnjë dokumenti për 20% e ndërtimeve, mos-pasja e e asnjë transkriptimi të bisedës së Ramës me Fylen, mos-mbulimin e incidentit të Bana Vokshit,etj.

“Edhe për ofertën e Ramës për fletët apo për materialet zgjedhore, mu desh ti merrja vesh kur e morën vesh të gjithë dhe jo 6 muaj para sic e kisha kërkuar unë nga shërbimi” shtonte Berisha.

“Për cfarë i duhen shumë fonde SHISH? Për të lozur FarmaVillë apo për të ndenjur kot në Fejsbuuk. Para qyl nuk ka më. S’ka më qofte tek Basha, dmth tek daja. Aq sa ju dhashë, aq do të merrni dhe tepër janë. Sikur të kurseni gjysmat për fushatën e majit nuk do të ishte keq” vazhdonte sms e kryeministrit.

Për ta mbyllur sms, Berisha sqaroi Shaqon se kishte ca kohë që po mendonte për një shkrirje të SHISH si institucion pasi atij i mbërrinin qindra informacione në ditë në InBoxique e superkompjuterit iSAL, dhe falë kësaj, Berisha është i mirë-informuar në cdo moment.

Pasi pa në ekranin e iSAL mesazhin "Sms Po Shkon - Rrofte derguesi” kryetari i Këshillit të Ministrave.org ka ftuar popullin mbarë shqiptar ta informojnë në cdo kohë për rastet e abuzimit, korrupsionit në adresën info[at]keshilliministrave.org


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results