Pjesëmarrës në konferencën për integrimin e Ballkanit, kryeministri Berisha ka deklaruar para mediave se është i gatshëm të bëjë lëshime ndaj kërkesave të opozitës por pa sfiduar gjykatat.
Sic dihet gjykatat dhe organet hetimore në vendin tonë gëzojnë respektin maksimal të kryeministrit Berisha, i cili e ka demostruar këtë me qindra herë kur është thirrur për deponime lidhur me cështje të caktuara. Berisha ka qenë i gatshëm të shkonte aty ku ishte thirrur por punët e shumta nuk e linin.
Madje vetëm nga respekti për gjykatat, mazhoranca ka hedhur poshte cdo propozim nga presidenti ish-demokrat Topi, pasi Berisha ka merak se këta “new entry” mund të infektojnë moralin e të tjerëve.
Megjithatë kryeministri u shpreh se është njohur nga thashethemet lidhur me kërkesat e opozitës dhe po pret ti vijnë ato në rrugë zyrtare. Por edhe pse e ka checkuar shpesh, në tabletin kryeministror iSAL nuk ka patur asnjë flm për sms.
Vetë kryetari i grupit parlamentar të PPE në Parlamentin Europian, Xhozef Daul e ka pyetur Berishën nëse kishte ndonjë të re në iSAL por kryeministri shqiptar i është përgjigjur “Ajm sorryy, bat in maj iSAL, dhë InBoxique asht empty”.
























Powered by jWarlock jwFacebook Comments