Lajme te fresketa:

Publikohet përgjigja e kryeministrit Berisha ndaj kërkesave të opozitës

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Sic kishte premtuar kryeministri Berisha e mbajti fjalën si burrat dhe i ktheu përgjigjen e tij ndaj disa kërkesave të opozitës si kusht për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy palëve.

Duke shprehur keqardhjen Berisha deklaroi se nuk mund të plotësonte të gjitha kushtet e opozitës pasi ato nuk ishin në dorën e tij.

Këshilli i Ministrave.org me leje nga lart dhe me kërkesë nga poshtë publikon tekstin e plotë të përgjigjes historike siameze të kryeministrit Berisha


Vdekje Korrupsionit - Liri Koncesionit

E dashur Opozitë

E lexova me kujdes letrën tuej dhe po ju them se jam i gatshëm me i plotësue të xhitha kushtet...përvec njërës, hapjes s’kutive që ju e queni transparencë.

Transparenca e procesit të zgjedhjeve të 28 Qershorit sipas jush do të thotë që të hapen kutitë dhe materialet zgjedhore, dhe ti nxjerrim ato lakuriq në mes të dimrit, në mes të këtij të ftohti.

Por këto janë në dorën e Atij që rri lart. Dmth Zotit” (nuk due që ti të mendosh se Ai lart asht presidenti Topi).

Vetëm Ai që është lart (dmth Zoti) ka fuqi mbi mue.

Une jam tokësor dhe përvec mrekullive nëpër reforma, rritje rrogash, pensionesh, rrugë kombi, hidrocentrale partie, ndërtime teatrosh, tjetër gjë të mbinatyrshme nuk mund të bëj.

Jue doni hetim të pakufizuer.

More zotni, më falni mue por në Shqipëri nuk e kemi zakon që të hetohet dicka pa kufizim.

Ne hetojmë në përgjithësi, deri diku, por jo deri në fund. Se të ishin bërë të gjitha këto, do kisha mbetur fillikat në parti, vetëm unë dhe Jemin Gjana.

Jam dakort të hetohet cdo deputet i opozitës, cdo familjari i tyre, por për procesin e votimit nuk e lejon gjykata dhe të kundërshtoj gjykaten, nuk ka ndodhur kurrë në qeverisjet e mia.

Vetëm një mrekulli mund ta bëjë këtë.

Më lejoni që me këtë rast të sjell në kujtesën tuaj, xhaxhin Enver kur i tha shokut Kadri Hazbiu se Shën Thomai bën mrekullira. Ne jemi marksista dhe nuk bëjmë mrekullira.

Unë jam vetëm një tokësor.

Pres që jue ta keni kuptue pozitën time sic e kam kuptue edhe unë.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results