Në mbledhjen e rradhës të Këshillit të Ministrave.org, kryeministri Berisha pasi përmendi shkeljet anti-kushtetuese të evidentuara gjatë ceremonisë së martesës së Edvin Ramës, e ftoi këtë të fundit që të përballet me drejtësinë, me akuzat dhe të shkojë në prokurori.
Berisha theksoi se për ti lehtësuar punën hetimeve, Edvin Rama duhet të jetë i zhveshur nga cdo lloj imuniteti. Prandaj pa humbur kohë ai vetë të dorëzojë mandatin e deputetit ose përndryshe mazhoranca e do të tja heqë me votim parlamenti.
Zv/Kryeministri Ilir Meta i ka kujtuar Berishës se gjithë-gjithë mazhoranca shkon deri tek 70 vota burrash, prandaj një votim parlamenti do të jetë i vështirë. Për më tepër që Edvin Rama nuk ka mandat deputeti.
Atëherë Berisha i ka bërë thirrje Ramës të dorëzojë detyrën e kryebashkiakut, të dorëzojë detyrën e kreut të PS, të dorëzojë celsat e makinës dhe të shtëpisë. Madje nëse ka llogari në Facebook, të dorëzojë edhe passwordin e saj.
Në shenjë solidariteti me mandatet që i mungojnë mazhorancës, Berisha i bëri thirrje grupit parlamentar të PS që nja 10 apo 20 deputetë të kuq të dorëzojnë mandatet e tyre në depon e parlamentit.
“Dëshiroj ti qetësoj deputetët e opozitës, se nga mungesa e imunitetit nuk i gjen asgjë e keqe. Ne kemi pa imunitet disa ministra nën hetim dhe ata janë si kokrra e mollës së Steve Jobs” tha kryeministri.
























Powered by jWarlock jwFacebook Comments