Lajme te fresketa:

Opozita kërkon heqjen nga kalendari i punimeve të Kuvendit të projektligjit të SHISH (Shërbimi Informativ i Shefit)

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

 

Seanca e sotme parlamentare është zhvilluar me debate të forta mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës, pasi këta të fundit kërkuan që ligji i SHISH të hiqej nga kalendari i punimeve. Sipas kreut të grupit parlamentar të PS, Gramoz Rucit, projektligji i SHISH është kontestuar nga SHBA dhe NATO.

Këshilli i Ministrave.org sqaron deputetët e opozitës se si fillim, projektligji i SHISH nuk është kontestuar nga SHBA apo NATO por vetëm është kritikuar ashtu në përgjithësi pasi ndërkombëtarët vunë re rënien në varësi politike të SHISH sepse sipas projektligjit, drejtori i SHISH duhet ti raportojë Kryeministrit për cdo gjë në cdo kohë.

Këshilli i Ministrave.org ka sqaruar edhe më parë se informacionet sekrete nuk mund ti lihen në dorë personave dosido apo dokudo por vetëm personaliteteve me duar të pastra.

Kryeministri Berisha si ish-doktorr e ka si edukatë pune të lajë duart para cdo ndërhyrjeje kirurgjikale, artizanale, analitike, historike dhe politike.

Që prej vitit 2005 ka pajisur të gjitha ambjentet e tija të punës me lavamanë dhe ujë të rrjedhshëm 24 orë dhe nuk prek asnjë letër para se ti lajë duart mirë e mirë me ujë dhe me sapun 15 lekësh. Edhe sikur për ndonjë moment të ikë uji sic ikin dritat e stadiumeve, një person i vecantë nga eskorta e Shefit mban gjithmonë në xhep facoleta të lagura.

Prandaj Këshilli e gjen me vend të sigurojë të Ndërjashtëmit dhe Ndërkombëtarët se sekretet e SHISH janë të sigurta në duart e pastra të Shefit.

Por duke rrëmuar nëpër skuta ata capacule ndërkombëtarë paskan gjetur se në ligjin ekzistues kjo pikë ka qenë e përcaktuar ndryshe. “Drejtori i SHISH informon dhe raporton te presidenti i Republikës dhe të kryetari i Keshillit te Ministrave.org për probleme që lidhen me sigurimin kombëtar”.

Këshilli i Ministrave.org sqaron serish se kryemistri aktual Sali Berisha ka mbajtur dikur postin e Presidentit të Republikës, ndaj drejtori i SHISH duke i raportuar kryeministrit, njeherazi i ka raportuar edhe presidentit.

Bazuar mbi këto që sapo cituam më lart, Keshilli i Ministrave.org siguron maksimalisht Ndërkombëtarët dhe të gjithë shtetasit e interesuar se në projektligjin e ri lidhur me SHISH nuk ka varësi direkte, indirekte dhe stërdirekte nga politika por vetëm nga kryeministri Berisha.

Së fundmi bëjmë me dije se futja e këtij projektligji në kalendarin e punimeve të parlamentit është një gabim i rastit pasi projektligje të tilla janë në listën e ligjeve që do miratohen pa pjesëmarrjen e opozitës, pasi mazhoranca nuk dëshiron ti shqetësojë deputetët e opozitës për një copë projektligj.

Këshilli i Ministrave.org kritikon opozitën që në këto momente kur shëndeti i kryeministrit Sali Berisha po përmirësohet, në vend që të propozojë festime madhështore dhe mitingje historike, merren me ligje e projektligje.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results