Lajme te fresketa:

Këshilli i Ministrave.org shprehet kundër kandidaturës së Sokol Çomos për shkak të mospërmbushjes së kritereve

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Komisioni i Ligjeve ka propozuar rrëzimin e kandidaturës së Sokol Çomos, si anëtar i Gjykatës së Lartë. Anëtarët opozitarë të këtij komisioni braktisën mbledhjen duke u shprehur se procesi është i montuar politikisht.

Këshilli i Ministrave.org përshëndet propozimin e anëtarëve të djathtë të komisionit  për të rrëzuar Sokolin pasi nuk përmbusheshin kriteret kryesore të kandidaturës si anëtar i Gjykatës së Lartë. Çomo mbeti ne klase në të gjitha testet e kryera nga Komisioni i Ligjeve.

Testi i parë ishte ai i lartësisë.
Sipas matjeve me sy, Sokol Çomo është vetëm 1m e 65 cm i lartë. Këtë e konfirmojnë edhe raportet e SHIK (Shërbimi Informativ Kryeministror).  Rrjedhimisht një person që nuk është i lartë mbi 1m e 90 cm nuk mund të jetë i pranishëm në Gjykatën e Lartë pasi bie ndesh me Kushtetutën e Shqiperise.

Në testimin audio, Sokoli dështoi në provën me karaoke pasi rezultoi se nuk kishte fare vesh për muzikë. Kjo u vu re se ai nuk dinte asnjë varg të këngës historike “Shqipëria po ndryshon”. Sokoli deklaroi se nuk dinte asnjë këngë fushate por një nga anëtarët e komisionit , një ish-ushtarak e provokoi Çomon duke i thirrur “Çohu”. Sokoli i trembur ka brofur në këmbë. Kjo ka mjaftuar për ta akuzuar si njeri me pikëpamje opozitare pasi nuk shpjegohej ndryshe reagimi i tij ndaj këngës së fushatës “Çohu” të përdorur nga socialistët.

Testi i përfundimtar ishte pastërtia.
Kandidatit për anëtar në Gjykatën e Lartë ju në tavolinë një tortë e lartë dhe ai duhet ta hante pa lugë, pa pirun dhe me duart pas shpine. Mund të hante tortë sa të donte por në asnjë mënyrë nuk duhej të bëhej pis. Që në tentativën e parë, Sokoli u përlye me recel të kuq duke bërë që anëtarët e komisionit të dyshonin tek e kaluara e tij.

Pasi u hap dosja e tij, u pa se ai kishte kryer një nga krimet më të rënda të ndërgjegjes njerëzore : kishte qenë komunist.
Pa pikë turpi, Sokol Çomo e pranoi edhe vetë pa ju dridhur as qerpiku e as leqet e këmbëve, se kishte qënë anëtar i PPSH, pra kishte patur teserë të kuqe partie.

Këshilli i Ministrave.org ndihet i habitur kur sheh që një ish-komunist guxon ashiqare të pretendojë të jetë anëtar i Gjykatë së Lartë.

Kryeministri Sali Berisha si armik kryesor i PPSH që në datën 8 Nëntor 1968 i ka shpallur luftë pa kushte bllokmenëve dhe mbajtësve të teserave të kuqe.

“Asnjë ish-komunist nuk duhet të ketë kurajën të shprehet se dëshiron të kontribuojë për konsolidimin e demokracisë dhe jo më të jetë pjesë e institucioneve demokratike” ka thënë kryeministri Berisha duke shtuar se ai vetë po të kishte qenë komunist nuk do të përfshihej fare në jetën politike
 
Këshilli i Ministrave.org deklaron se mbështet tërësisht propozimin e komisionit për rrëzimin e kandidaturës së Sokol Çomos si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe se është pritje që ky ish-komunist të japë dorëheqjen dhe të bëjë autokritikë dhe pikë.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results