Lajme te fresketa:

Një person kërkon hapjen e kutisë së fletëve për një numër celulari. Punonjësja: Drejtoju pronarit ose gjykatës

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Një djalë ka hyrë në një dyqan të një kompanie të telefonisë celulare dhe i ka parashtruar punonjëses kërkesën e tij për të hapur një numër celulari.

Punonjësja i ka shpjeguar thoshte se fletët e formularit të numrit ndodheshin në kutinë e kasës dhe se ajo nuk kishte të drejtë ligjore dhe dyqanore të hapte kutinë e kasës.

Djaloshi ka përsëritur kërkesën e tij por nga punonjësja i ka dhënë të njëjtën përgjigje për mos-hapjen e kutive.

Atëherë djali është ulur këmbëkryq tek dera e dyqanit duke nisur një grevë klientore pa afat duke kërkuar të hapej kutia e kasës.
Punonjësja i ka deklaruar se e respektonte grevën e tij por nuk ishte në kompetencën e saj për të hapur kutinë e fletëve të formularëve. Kjo mund të bëhej vetëm nga pronari i dyqanit ose Gjykata Kushtetuese.  Punonjësja i është lutur të ndërpriste grevën pasi po pengonte lëvizjen e lirë të klientëve në dyqan.

Mqs përfaqësuesit e dyqanit nuk po jepnin zgjidhje atëherë djaloshi ka kërcënuar  punonjësen se nuk do të shkulej nga dyqani pa u hapur kutitë e fletëve dhe pa u të bërë transparenca e plotë e formularëve të numrave celularë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe disa turistë të cilët kanë këshilluar punonjësen dhe djaloshin të gjenin një zgjidhje të përbashkët.

Për të arritur një marrëveshje, turistët kanë ftuar të dy palët të hanin nga një panine me dy qofte tek qebatore Hardhuca, në të cilën ishin zgjidhur shumë mosmarrëveshje dhe sherre lagjesh.

Djaloshi ka ndërprerë grevën dhe të gjithë janë nisur drejt qebaptores së famshme por edhe pasi kanë ngrënë, nuk kanë zgjidhur gjë. Vetëm turistët zgjidhën qesen dhe paguan qoftet dhe u thanë palëve “nëse nuk e zgjidhni për dy javë, në qafë paci veten”.

Sipas banorëve të lagjes, djaloshi ende këmbëngul në hapjen e kutisë së formularëve ndërsa punonjësja e dyqanit shprehet se ato mund të  hapen vetë nga pronari ose Kushtetuesja.

“Ne kemi një  ligj në dyqanin tonë “ u shpreh punonjësja duke cituar se “Klienti ka gjitmonë të drejtë por pronari i dyqanit ka më shumë të drejtë se klienti.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results