Lajme te fresketa:

Komunikatë e Komitetit Anti-Grevë pranë Këshillit të Ministrave.org

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Grevë-protesta e opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e cila nuk po jep shenja se ka ndërmend të ndërpritet, ka shtyrë Komitetin Anti-Grevë që operon në taracën e ndërtesës së Këshillit të Ministrave.org të mendojë për një zgjidhje të kësaj situate shqetësuese për qeverinë dhe kryeministrin i cili duke e pasur mendjen tek grevistë nuk po arrin të shijojë pajisjen hi-tech më të fundit të quajtur iSAL.

Mënyra më e mirë do të ishte operacioni i koduar “Evakuimi i Errësirrës”që do të thotë :

• Hyrja në cadra në fshehtësi.
• Kapja për zhelesh e grevistëve.
• Nxjerrja e tyre jashtë bulevardit.
• Deklarata në media duke thënë se ata dolën vetë.

Por pika e parë e këtij operacioni do të jetë e vështirë të realizohet në fshehtësi pasi nga agjentët e Këshillit të Ministrave.org të infiltruar brenda grevistëve na kanë raportuar se një kamera monitoron 24 orë pa ndërprerje cadrat e grevës dhe i transmeton live ato në një websit të quajtur OpenTheBoxes.

Websiti OpenTheBoxes ka nisur të funksionojë sot dhe në të shihen pamja video live nga cadrat e grevës të shoqëruara nga komunikatat e komitetit të grevës.

Prandaj Komiteti Anti-Grevë i Këshillit të Ministrave.org do të mendojë një metodë më efikase.

Kryetari i Komitetit (dora vetë)


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results