Lajme te fresketa:

DIGISAL - Ne ecim me hapin e kryeministrit

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Kompania lider në prodhimin e pajisjeve dixhitale elektronike “Keshilli i Ministrave.org” nxjerr në treg produktin më të ri, të quajtuar DigiSAL.

Bëhet fjalë për një dekoder dixhital, produkt i teknologjisë së fundit që është ideuar nga inxhinjeri i njohur profan.dr. Salbert Salshtajn, një emër mjaft i njohur për kontributin e tij ndaj mediave shqiptare.

Shpikja gjeniale DigiSAL e cila ka marrë emrin e shpifësit, më falni shpikësit të saj pritet të revolucionojë botën e televizioneve shqiptare qofshin këta pro, apo kundër qeverisë.

DigiSAL pasi të montohet në televizorin tuaj dekoderi do të selektojë automatikisht programin më të mirë për shikuesit.

Por si funksionon DigiSAL?

P.sh. nëse jeni duke parë në televizion një lajm që flet për prishjen e ndonjë tuneli, dekoderi do të aktivizohet menjëherë dhe automatikisht do t’ju japë një lajm për inagurimin e një tuneli. Nëse jeni duke ndjekur një lajm, i cili thotë se çmimi i energjisë është rritur, DigiSAL menjëherë do ta ndërpresë lajmin dhe do ta zëvëndësojë automatikisht me një lajm më të gëzuar, si p.sh. kryeministri njofton se çmimet nuk do të rriten dhe pensionet dhe rrogat do të dhjetëfishohen.

Me DigiSAL ju nuk keni për të dëgjuar më për shpërthime Gërdeci, vrasje, përmbytje Shkodër, apo kërkesa për hapje kutish, por vetëm për inagurime rrugësh, kapje bandash të rrezikshme dhe zëra të gëzuar ndërkombëtarësh që urojnë qeverinë për sukseset e arritura dhe sidomos kryetarin e saj Sali Berisha për rekordet e vendosura në fusha të ndryshme.

Kryeministri italian Silvio Berluskoni ishte i pari që e përdori DigiSAL, gjatë një ndeshje të skuadrës së tij Milan kundër Manchester Utd. Pikërisht në momentin që Manchester bëri golin e dytë, pajisja DigiSAL u aktivizua menjëherë dhe nëpërmjet një menuje automatike ajo i sugjeroi “kavalierit”, nëse donte të vazhdonte të shikonte ndeshjen apo të shikonte të njëjtën ndeshje me një rezultat që e bënte Milanin fitues, një garë me kuaj, apo një dokumentar për vajzat e bukura shqiptare.

Burime pranë Berluskonit shprehen se kavalieri ka mbetur shumë i kënaqur nga DigiSAL dhe se ka startuar negociatat me kryeministri Sali Berisha, me qëllim që mediat e Berluskonit të kenë eksluzivitetin e DigiSAL në Itali.

Gjithashtu sipas zëdhenësit të Këshilli i Ministrave.org bëhet e ditur se për produktin DigiSAL ka mjaft kërkesa nga shumë liderë shtetesh dhe personalitete botërore të cilët duan të nisin importin e DigiSAL në vendet e tyre.

Një anëtar bordi pranë Keshillit të Ministrave.org bën të ditur se inxhinieri i njohur Salbert Salshtajn po punon për të nxjerrë në tregun ndërkombëtar dekoderat CastroSAL, ChavezSAL dhe AhmedinexhadSAL.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results