Lajme te fresketa:

Sqarim për projekt-ligjin e koduar “SHISHqebapi”

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Keshilli i Ministrave.org ka vënë re se disa rregullime të vockla në ligjin për SHISH (Shërbimi për Informimin e Shefit) paskan shqetësuar ca njerëz prej jashtetit, dmth medemek ndërkombëtarët.

Sipas ca diplomatëve të huaj (që me siguri janë socialistë të kuq) që asistojnë Shqipërinë në sajimin e ligjeve, vënë re rënien në varësi politike të SHISH sepse sipas projektligjit të ri të koduar me emrin “SHISHqebapi” drejtori i SHISH duhet ti raportojë Kryeministrit për cdo gjë në cdo kohë.

Keshilli i Ministrave.org sqaron se informacionet sekrete nuk mund ti lihen në dorë personave dosido apo dokudo por vetëm personaliteteve me duar të pastra.

Kryeministri Berisha si ish-doktorr e ka si edukatë pune të lajë duart para cdo ndërhyrjeje kirurgjikale, artizanale, analitike, historike dhe politike.

 

Megjithatë që prej vitit 2005 ka pajisur të gjitha ambjentet e tija të punës me lavamanë dhe ujë të rrjedhshëm 24 orë dhe nuk prek asnjë letër para se ti lajë duart mirë e mirë me ujë dhe me sapun 15 lekësh. Edhe sikur për ndonjë moment të ikë uji sic ikin dritat e stadiumeve, një person i vecantë nga eskorta e Shefit mban gjithmonë në xhep facoleta të lagura.

Foto arkiv : Berisha duke lare duart ne kohen kur ishte doktorr

Prandaj Keshilli e gjen me vend të sigurojë të Ndërjashtëmit dhe Ndërkombëtarët se cdo material nga SHISH apo edhe ndonjë racion shishqebap është jashtë rrezikut për infeksion në duart e doktorrit. Sekretet e SHISH janë të sigurta në duart e pastra të Shefit.

Por duke rrëmuar nëpër skuta ata capacule ndërkombëtarë paskan gjetur se në ligjin ekzistues kjo pikë ka qenë e përcaktuar ndryshe. “Drejtori i SHISH informon dhe raporton te presidenti i Republikës dhe të kryetari i Keshillit te Ministrave me ose pa org për probleme që lidhen me sigurimin kombëtar”.

Keshilli i Ministrave.org sqaron serish se kryemistri aktual Sali Berisha ka mbajtur dikur postin e presidentit të republikës, ndaj drejtori i SHISH duke i raportuar kryeministrit, njeherazi i ka raportuar edhe presidentit.
Bazuar mbi këto që sapo cituam më lart, Keshilli i Ministrave.org siguron maksimalisht Ndërkombëtarët dhe të gjithë shtetasit e interesuar se në projektligjin e ri lidhur me SHISH nuk ka varësi direkte, indirekte dhe stërdirekte nga politika por vetëm nga kryeministri Berisha.

Shpresojmë t’ju kemi sqaruar dhe të keni mbetur të kënaqur.

Zedhenesi@KeshilliMinistrave.org

 


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

Sa duhet të jetë rroga mujore e ministrave tanë?










Results