Arkiva Qendrore e Keshillit te Ministrave.org
Sektori i Biografive dhe CV Ministrore.org
Majlinda Bregu    

Ministre e Integrimit dhe Shampos së Flokut
Autore e librit “
Të jetosh mes flokeve
E-mail: maja-bregu@speaker-parlare-parlevu.al

Majlinda,  siç e thotë edhe emri “maj-linda” ka lindur në muajin korrik në një lagje
të vjetër të Tiranës së Re. Shenja e horoskopit ishte “Intergrimorja”.

Që në vogëlinë e hershme, tek ajo u vu re një pasion për të llafosur dhe
meqënëse Majës i pëlqenin agrumet, ajo fliste me agrumente. Lojrat me shoqet e
saja, ku ajo hidhte dhe priste topin, ishte fillimi i një experience ku Maja mësoi të
fliste me të hedhur.  Shoqëria e saj shikonte tek ajo, njeriun e ligjëratave me
potencial mjaft bindës. Libri që lexonte më shpesh ishte romani “Tërhiq e mos
këput” i autorit Shtymë Tërhiqmi.

Në moshë të rinisë, fare e vetme nisi një fushatë për barazinë gjinore. Rezultatet
ishin të rrufeshme. Falë saj, në rradhat e qumështit filloi të aplikohej skema “një
burrë, dy gra”. U përfshi në lëvizjet demokratike duke dëshiruar të thoshte fjalën e
saj.
Në atë kohë ati i shenjtë Sali (dora vetë ) Berisha i I-rë, kishte një slogan “Gjuha
shpatë, njihet në fushatë, si burrat ashtu dhe gratë” dhe bekoi Majlindën,
zëdhënëse e fushatës së PD.
Këtu i erdhi mundësia të shpaloste talentin e saj në artin e bindjes se masave
popullore proletare të cilat vuanin prej 35 vitesh nën regjimin e Fatos Nanos.

Disa rivale pëshpërisnin pas krahëve (se në sy nuk guxonin) se ajo po lodhej kot.
Kot kot, por i doli plot sepse viti integral 2005 e integroi ministre për marshalla e
për hajër i qoftë.       

 
                                        ! ! ! KUJTESE ! ! !  
Në mbështetje të ligjit pa mbështetje, për ndalimin e konsumimit të duhanit në ambjente
publike, familjare dhe private,  Ju lutemi të mos pini duhan gjatë leximit të kësaj faqeje.  
Nga ky ligj përjashtohen fëmijët nën 16 vjeç dhe konsumatorët e duhanit të dredhur.
SQARIM MBI
PERMBAJTJEN