Arkiva Qendrore e Keshillit te Ministrave.org Sektori i Biografive dhe CV Ministrore.org
|
Lulzim Basha
Ministër i Jashtëm
Rektor: Fakulteti i Artit Pamor dhe Shkencave Fotozhenike
E-mail: lulibasha01@buzëqeshja2005.org.
Lulzim Basha, lulëzoi bash papritur e pa kujtuar në vitin e madhërishëm 2005, vit në të cilin fitoi për herë të
parë titullin kampion për peshat e gjata. Në lloto-shortin e organizuar nga kompania “Mazhoranca-Koalicion”
i ra letra me vrimë dhe fitoi jackpot.
Cmimin që e ofronte kompania, ishte posti i Ministrit i Punëve Publike, Transporteve dhe
Telekomunikacioneve, post të cilin e mbajti me siklete, derisa i skadoi aboneja e autobuzit.
Themi me siklete pasi një periudhë e zezë, si errësirë tunelesh, kishin përfshirë prej kohësh ministrin e ri.
Thashetheme keqdashëse për abuzime tenderash pëshpëriteshin lart e poshtë.
Fare rastësisht dhe me rekomandim, deputonjësi Besnik (Fedele) Mustafaj i lodhur telef nga puna e
brendshme e ministrit të jashtëm dha dorëheqjen. Aq kishte në dorë.
Për vendin e mbetur vakant u shpall një konkurs, të cilin e fitoi me pikë maksimale i vetmi konkurent i
paraqitur, Lulzim Basha, i cili nga Ministër i Transporteve u transportua tek Ministria e Punëve të Jashtme,
mqs kishte ndenjur jashtë dhe i njihte mirë rrugët e Evropit. Këtu nisi ti buzëqeshte puna dhe buzëqeshjen
ja vunë re edhe homologët e tij kudo në botë. U vlerësua nga KondoLiza Rajca, u përshëndet nga kancelarja
Engjëllushe Merkel, dhe bëri një dorë muhabet me Dora Bakojanis.
(Ref: Arkivit te KM.org dt.05-05-2006)
Ministri Basha para takimit me homologeshat europiane (fotomontazh)
|
! ! ! KUJTESE ! ! !
Në mbështetje të ligjit pa mbështetje, për ndalimin e konsumimit të duhanit në ambjente
publike, familjare dhe private, Ju lutemi të mos pini duhan gjatë leximit të kësaj faqeje.
Nga ky ligj përjashtohen fëmijët nën 16 vjeç dhe konsumatorët e duhanit të dredhur.