Pak kohë pasi e c’kishëruan dhe e përjashtuan nga manastiri i Imzot Dhespot Ilirjatos, një prift i penduar aspak është rrëfyer në studion e gazetarit herretik Kol Balla.
Aty prifti mëkatar rrëfeu para botës se cfare kishte ngjarë në dhomat e manastirit prej shumë vitesh ku sipas tij Dhespot Ilirjatos po perpiqet të merret vesh me kreun e Misionarëve Socialistë për të rrëzuar nga froni kryepeshkopin Salullatos.

Menjëherë ka reaguar Imzot Dhespot Meta i cili ka ka bërë be e rrufe se është besimtar i devotshëm i Këshillit të Ministrave.org dhe ndaj kryepeshkopit Salullatos.
Dhespot Ilirjatos u shpreh se prifti është i yshtur nga djalli i kuq i ferrit dhe se kërkon ti largojë të bindurit e tjerë nga udha e ndritur së Salullatosit i cili është i dërguari i qeverisë mbi tokë.
Në prani të medias, dhespot Ilirjatos u betua :
“Unë, Ilirjatosi i shën Skrapardhasë,
me dorën mbi këtë Kushtetutë të Shenjtë të shën Jozefinës,
betohem se nuk kam kryer asnjë mëkat ndaj kryepeshkop Salullatosit
dhe se i mbetem besnik fjalës së Tij.
Amin”
Pas betimit, kryepeshkopi Salullatos tha se ai e beson por a beson bota?!!
Megjithate betimi duhet të aprovohet nga Kuvendi i Motrave, dhespot Ilirjatosi i kërkoi kryepeshkopatës së Këshillit të Ministrave.org që të mallkojë priftin e djallit, ta shpallë lanet të kombit, ta sikterisë, ta gjobisë dhe ta cojë para Inkuizicionit Blu.
Dhespoti Ilirjatos tha se ligjet e shenjta thone se Prifti duhet të pastrojë shpirtin nga e keqja dhe të shohë të vërtetën e zjarrtë mbi turrën e druve. Për të ndezur zjarrin do të shërbejnë fletët e votimit të kutive të fshatit të magjepsur të Ruzhdijes.
























Powered by jWarlock jwFacebook Comments