Lajme te fresketa:

Zbulohet në Gjermani një biznes i padeklaruar i zv/kryeministrit Ilir Meta. ILDKP aplikon dënim kolektiv : Të verifikohen pasuritë për të gjithë anëtarët e Këshillit të Ministrave.org

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Krejt pa dashje, u zbulua një aktivitet privat biznesi e cila figuron në emër të zv/kryeministrit Ilir Meta. Aktiviteti në fjalë është një piceri ose sic quhet në gjuhën tonë “byrektore” e cila e ka seline ne Gjermani.

Duke referuar domainit të websitit të saj www.ilir-meta.com, vertetohet se kjo piceri është në pronësi të ministrit më të ri të METE, z.Meta.

Zv/kryeministri Ilir Meta kreu shumë udhëtime gjatë kohës që mbante postin e Ministrit të Jashtëm. Dhe sic dihet zyrtarisht, pjata e preferuar e z.Meta është byreku i ndarë në copa, ku më e madhja i takonte atij vetë.

Fatkeqësisht asnjë restorant në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë nuk përmbante në menu kërkesën e zv/kryeministrit kur porosiste “one Big Piece of Byrek, and one dopio of Skrapar rakia, please”.

Mungesa e vitaminave që përmban “byrek alla capricosa” mund të ndikonin tek kryediplomati shqiptar, ndaj zv/kryeministri Meta kishte ëndërr në sirtar, ndërtimin e byrektoreve pranë zyrave shtetërore në vendet ku do ti duhej të udhëtonte për qëllimet e qeverisë.

Oreksi i ministrit për copa byreku, ra në vesh të shefit të madh, kryeministrit Berisha i cili i dha postin e ministrit të METE, që sipas ca zërave, është copa më e madhe e byrekut i Këshillit të Ministrave.org

Ende nuk është bërë e qartë se si kjy aktivitet ka mbetur pa u deklaruar por kjo ka mjaftuar  që Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive të niste verifikimet për të gjithë zyrtarët e tjerë, shumica e tyre anëtarë të Byrosë së Këshillit të Ministrave.org

Thuajse të gjithë ministrat i janë ankuar kryeministrit Berisha për këtë verifikim papritur e pa kujtuar, por shefi duarpastër u ka thënë se ky është dënim kolektiv si ato denimet që  aplikohen nga Ndërrmarjet e Ujësjellesit kur dikush nuk paguan faturën.

Kryeministri Berisha u ka kujtuar se edhe ai vetë ishte në listë dhe si për inat e kanë renditur pas presidentit Bamir Topi. Por shefi i qeverisë u shpreh i habitur se si arriti Ilir Meta të hapë aktivitet picerie kaq shpejt. Ai ende ska marrë rrogen e pare si ministër i METE.


“I paska dalë nami kot Dritan Priftit, se nuk paska qenë kaq i shkathët sa Meta” tha kryeministri Berisha duke kërkuar faturën e blerjes se kompjuterit iSAL për tja dërguar ILDKP.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results