Lajme te fresketa:

Zbulohen tartabiqe të fshehura brenda kutive e votimit. Një doktor votalog këshillon dezinfektimin me zjarr për të frenuar epideminë

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Ka kaluar më shumë se një vit nga zgjedhjet elektorale të 2009 dhe socialistët nuk heqin dorë nga kërkesat për të hapur kutitë.

Deputetët e opozitës vazhdojnë të akuzojnë kryeministrin Berisha se po mban peng transparencën e zgjedhje.

Efektivat blu të policisë akoma më blu pa marrë parasysh imunitetin, kanë kryer shpesh aksione në shtëpinë e kryeministrit Berisha për të shpëtuar pengun e quajtur Transparenca që sipas informacioneve të opozitës duhet të ishte marrë peng nga kryeministri. Por pa rezultat.

Ministria e përBrendshme sqaron se policia ka ushtruar kontrolle të rrepta duke në rrugë duke u kërkuar qytetarëve të tregojnë dokumenta identifikim ose karta identiteti por deri më sot nuk është gjetur asnjë person me emrin Transparenca. Janë lokalizuar plot transvestitë me veshje transparente por jo persona me këtë emër. 

Këshilli i Ministrave.org shumë shpejt do të djegë pa përjashtim të gjitha fletët e kutive të votimit. Shkaku nuk është ajo që shpif opozita se gjoja qeveria po përpiqet të zhdukë cdo provë fizike.

Ekspertë të Ministrisë së Shëndetit Elektoral kanë zbuluar disa tartabiqe të rrezikshme në kutitë e votimeve. Këto tartabiqe i përkasin llojit të insekteve tepër helmuese dhe kanë preardhjen nga  “Ruzhdius Manupulus” një specje e rrallë që lind një herë në katër vjet.

Eliminimi i insekteve nga kutitë kërkon shumë kohë pasi duhen kontrolluar të gjitha kutitë. Por një doktor votalog më përvojë në fushën e insektologjisë së votave, pranë Këshillit të Ministrave.org rekomandoi djegjen e menjëhershme të kutive para se tartabiqet të përhapen në popull dhe të shkaktojnë epidemi.


Kjo epidemi do të kishte pasoja të rënda për shëndetin e popullatës por do të përhapte edhe një imazh të rrezikshëm për Shqipërinë në prag të liberalizimit të vizave.

"Edvin Rama qëllimisht kërkon hapjen e kutive, që të dalin tartabiqet dhe të helmojnë popullatën blu" u shpreh votalogu i njohur i qeverisë.

Këshilli i Ministrave.org ja ka përcjellë Doktorit të Qeverisë, rekomandimin e doktorit votalog dhe nga momenti në moment pritet të dalë një vendim.

Djegjen e fletëve të votimit e ka përshëndetur edhe ministrat Ruli dhe Bode të cilët shohin një kursim të shpenzimeve nga arka e shtetit që do të duheshin për të blerë kuti të reja.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results