Lajme te fresketa:

Qeveria: Shqipëtarët u pasuruan dhe tashmë nuk duan të punojnë

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Prej shumë vitesh vazhdon të aplikohet me sukses të nismës së qeverisë të titulluar “Me ne fitojnë të gjithë” falë së cilës fituan në mos të gjithë të paktën gjysma.

Dhe kështu përmbushet edhe filozofia e gotës “gjysmë e mbushur”.

Rritjet historike që i bëri qeveria rrogave dhe pensioneve e katandisën Shqipërinë nga një vend i botës së tretë në një vend me 97% të popullsisë me miliarderë.


Këshilli i Ministrave.org po verën me shqetësim faktin që shqipëtarët që po pasurohen nga dita në ditë po sjellin një rritje të shpejtë të papunësisë, pasi asnjë pasanik nuk denjon të punojë.

E gjithë bota po përjeton krizën e varfërisë dhe papunësisë ndërsa Shqipëria po vuan krizën e supermirqenjes ekonomike.

Dhe tani që populli u pasurua po e kalon kohën vetëm nëpër sallat e kazinove dhe basteve dhe aspak nëpër fabrika e kantiere ndërtimi.

Asnjë shqiptar nuk dëshiron të punojë duke gjetur si shkak se punëdhënësit nuk u krijojnë kushte pune optimale si psh ambjenti i punës të ketë wireless dhe më kryesorja nuk u garantojnë parkim për makinat Ferrari.

Kryeministri Berisha u tmerrua kur i raportuan se pranë monumentit të Partizanit të Panjohur i cili dikur gëlonte nga të papunët, tani aty nuk gjen asnjë gjynahqar të kërkojë punë.

Këshilli i Ministrave.org në ditët në vazhdim do të marrë masa për të nxitur punësimin. Ndër masat e marra do të jenë ngritjet e cmimeve të ushqimeve, ujit, dritave, ngritjet e taksave ku mes tyre do të aplikohet edhe tatimi i 10% të fitimit nga skedinat e basteve sportive.

Kryeministri Berisha si njeri që e urren jasht mase lojën e bixhozit dhe bixhozxhijnte deshi ta bënte tatimin 70% por lutjet e disa ministrave ja ndërruan mendjen.

Kështu, qeveria duke marrë më shumë para nga shqiptarët, këta të fundit nga miliarderë do të kthehen në milionerë dhe do të detyrohen ti kthehen punës.

Kryeministri Berisha e cilësoi si fat, faktin që ai vetë ishte i varfër, pasi kështu atij i jepej mundësia të punonte gjithë jetën. Për këtë, kryeministri i këshilloi cunat dmth ministrat që të varfëroheshin sa më parë pasi nuk e ndjente veten mirë mes pasanikësh.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results