Lajme te fresketa:

Zbulohet ditari i Nënë Terezës: Kur takova Sali Berishën e kuptova se nuk paskam bërë asgje për të varfërit

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Pas zbulimeve arkeologjike në Apolloni, një tjetër zbulim ka manhitur botën. Nga arkivat e shtetit indian është bërë publike pjesë nga ditari i humanitares Nënë Terezës të cilën e shkroi për gjatë viteve në shërbim të njerëzimit.

Motrat e misionit të Nënë Terezës e kishin ruajtuar me fanatizëm këtë dokument të rrallë për ta bërë publike në vitin 2010, i cili është epoka e bollëkut për shumë vende të botës së tretë, përfshirë edhe Shqipërinë.

Ditari është shkruar në një bllok me kopertinë blu dhe pasi u përkthye në shumë gjuhë të botës, një kopje në gjuhën shqipe ju dërgua Këshillit të Ministrave.org.

Në 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, ky ditar është dhurata më e bukur për të gjithë shqiptarët.



Nënë Tereza në këtë ditar ka shkruar edhe për vizitën e saj në Shqipëri, ku është takuar me prof.dr.rroftë Sali Berisha.

Nga ky takim Nënë Tereza ruante përshtypjet më të mira me njeriun që shkatërroi komunizmin e kuq dhe solli demokracinë blu.

Sic pohojnë edhe vetë indianët, veshjet e misionarëve të Nënë Terezës kanë patur ngjyrë të bardhë.
Por që nga momenti kur prof.dr.rroftë Sali Berisha u takua me humanitaren, menjëherë në Indi u mbajt një një referndum ku 99.9 e popullsisë indiane votuan që veshja zyrtare e misionarëve të Nënë Terezës të bëhej në ngjyrë blu, në kujtim të veprës historike siameze të prof.dr. rroftë Sali Berishës i cili e dhe sot e kësaj dite militantët apo deputetët i nxjerr nga bataku i varfërisë dhe i pasuron.

Sic lexohet në ditarin e Nënë Terezës, humanitarja kishte respekt të vecantë për doktorin. Madje pas takimit me “njeriun e madh” Nënë Tereza kishte shkruar në ditar se “vetëm tani e kuptoj se sa pak kishte bërë ajo vetë për të varfërit”.

“Unë mendoja se duke u dhënë bukë dhe shtëpi lumturoja botën. Ndërsa Berisha i ndricoi zemrat e shqiptarëve si dritë hidrocentralesh” shkruante mes tjerash në ditar Nëna e të varfërve.

Këshilli i Ministrave.org njofton se ditari do të publikohet në Muzeun Historik Siamez Demokrat Kombëtar shumë shpejt për të gjithë dashamirësit e prof.dr.rroftë Sali Berishës.

Hyrja në muze : 1 Euro

Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results