Lajme te fresketa:

Kryeministri Berisha mban premtimin më madhor të të gjitha fushatave elektorale : Noton në stil "anti-krizë"

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

E pabesueshme por e vërtetë. Kryeministri Sali Berisha mban fjalën e tij, një premtim madhor elektoral, përmbushi edhe një nevojë tjetër për të gjithë shqiptarët.

Në praninë e shumë vëzhguesve të OSBE dhe disa OJQ-ve të stacionuar në Dhërmi, kryeministri Berisha theu jo qafën sic shpreson opozita, por theu rekordin e tij personal duke notuar për 127 minuta. Fiziku i tij i jashtëzakonshëm, që edhe Fidel Kastro do ta kishte zili, mundësoi që Berisha të notonte si një troftë e freskët nga lumi i Valbonës, për kilometra të tëra.


Këshilli i Ministrave.org dhe mediat e pavarura blu kanë ndjekur në cdo metër notimin blu të Berishës i cili cante si skaf detin. Sipas dëshmitarëve, kryeministri po notonte në stilin Sal Definishën, por stafi i kryeministrit deklaroi se ai ishte not "anti-krizë" dhe aplikohej për herë të parë në Shqipëri.

Vëzhguesit europianë vërtetuan se notimi ishte në përputhje me standartet e kërkuara dhe vlerësuan faktin që kryeministri kishe veshur mbathje transparente.

Noti historik i kryenotarit Berisha është monitoruar edhe nga skuadrat e shpëtimit CiliWatch.

Por bodygardët që notoni si të ngordhur, e penguan kryeministrit Berisha të realizonte ëndrrën e të gjithë shqiptarëve : të shkonte me not deri në Korfuz.

Por Sali Berisha premtoi se ky angazhim i qeverisë është futur në listë e prioriteteve dhe do të bëhet realitet brenda këtij mandati.

Telegrame urimi dhe qindra-mijëra sms kanë mbërritur në kompjuterin iSAL të kryeministrit duke mbushur plot kutinë e mesazheve, por mqs Berisha nuk hap asnjë kuti, të gjitha mesazhet mbetën pa u lexuar dhe pa përgjigje.

Ndërkohë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora, nën nismën “Berisha po noton” vazhdonjë të shkojnë drejt Dhërmiut miliona shqiptarë dashamirës.

Kur ka parë se populli po ja mbështet kryeministrit të tij cdo hap, Berishës i rrodhën lot gëzimi si ujë hidrocentralesh nga ato të deputetes Vokshi.

Presidenti amerikan Obama, europarlamenarë dhe sidomos e adhurrueshmja Doris shumë Pack kanë telefonuar personalisht kryenotarin e Këshillit të Ministrave.org i cili me rekordet e tij poe shtyn Michael Felps drejt depresionit.

Nga urimet e panumërta dhe klikimet nga mbi 10 milion shqiptarë, websiti zyrtar i Këshillit të Ministrave pati probleme por ekipi special i IT pranë Këshillit të Ministrave.org po punon pa ndalim deri në sjelljen e sitit në gjëndjen e mëparshme.

 


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results