Arritjet e qeverisë Berisha e bëjnë atë pa dyshim qeverinë më të sukseshme të të gjitha kohërave që nga periudha e perandorit bizantin Berisius.
Por edhe pse jemi në muajin e pushimeve, opozita nuk rresht së nxjerri lajme me qëllim nxirrjen e faqes së qeverisë tonë.
Kësaj here deputetë të opozitës kanë arritur të hapin fjalë sikur gjoja Këshilli i Ministrave.org nuk ka rritur rrogat sic u premtua.
Këtë mynxyrë nuk e tret as dheu e as Skënderbeu.
Po si është e mundur të sajosh këtë shpifje të ndyrë? Ti thuash kryeministrit që nuk u mbajt premtimi? Kjo vetëm në Shqipëri ndodh...se të ishte në Venezuelë...po nejse.
Këshilli i Ministrave.org sqaron popullin e administratës se rrogat u rritën ashtu sic u premtua. Por qeveria vuri re se askush nuk po i tërhiqte paratë nëpër banka.
Arësyeja ishte se të gjysma e administratës kishte ikur me pushime, ndërsa gjysma tjetër nuk kishte zemër ti merrte lekët e rrogës.
Kur u pyetën nga gazetarët pse nnuk kishin marrë ngritje e rrogës, punonjësit e administratës u përgjigjën me kokën lart se ata ndiheshin krenarë që punonin për qeverinë dhe për shokun Sali.
“Partisë dhe qeverisë që janë Një, i kemi dhuruar cdo gjë dhe nuk presim shpërblim pasi pasi puna për këtë qeveri është nder” u shpreh një punonjës që ja futi vrapt para se të identifikohej.
Këshilli i Ministrave.org dëshiron të theksojë se qeveria dhe kryeministri Berisha gjithmonë i mbajnë premtimet. Ndoshta jo në masën e premtuar, por ama pa gjë nuk të lëmë.
Opozita le të shpifë – Administrata me bindje të palëkundur tek qeveria, ecën përpara.

























Powered by jWarlock jwFacebook Comments