Lajme te fresketa:

Presidenti Topi takohet me armikun e qeverisë, ambasadorin Withers për të sabotuar sukseset e kryeministrit Berisha

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Në mes të ditës me diell dhe shi, janë takuar haptazi dy persona të papëlqyer për qeverinë Berisha : presidenti Topi dhe armiku i betuar, ambasadori amerikan John Withers.

Sipas mediave, ky ishte një takim lamtumire, meqënëse Jon Withers II do të lërë detyrën e tij si ambasador i SHBA-së në vendin tonë.


Por gjatë këtij takimi, agjentët e Shërbimit Informativ të Shefit pasi zbardhën bisedën vunë re se Withers lavdëroi punën e presidentit Topi dhe nuk tha asnjë fjalë të mirë për qeverinë më të suksesshme shqiptare që nga koha e perandorisë Bizantine.

Si mund ti lësh pa përmendur fare sukseset e qeverisë që zhduku papunësinë, që rriti pensionet, që rriti rrogat, që e derdhi paranë lumë për Shkodrën, që uli borxhin e jashtëm dhe të brendshëm, që i mbijetoit krizave, tërmeteve, buxheteve, etj, etj.

Ky ambasador faqezi guxoi ti kërkonte Berishën heqjen e imunitetit të ministrave duarpastër për hetim nga prokuroria.

Ky ambasador faqezi guxoi të shkonte në përurimin e Kullës së Sahatit të Tiranës, bashkë me kryearmikun Edvin Rama.

Këtë turp vetëm një armik i bluve si Withers mund ta bëjë. Ky gjasme ambasador gjithmonë ka kritikuar qeverinë dhe punën e kryeministrit legjendar Sali Berisha dhe fare paturpësisht ka lavdëruar vetëm presidentin dhe kryeprokuroren.

Këshilli i Ministrave.org kërkon që John Withers II të kërkojë falje publike dhe të falenderojë punën e lavdishme të qeverisë, kryeministrit dhe po pati kohë të falenderojë edhe kryekuvendaren Topalli.

Në të kundërt, kryeministri Berisha do ti kërkojë mikut të tij të vjetër Obamës që ta shkarkojë John Withersin nga detyra e ambasadorit.

Ky vendim hyn në fuqi 15 ditë para se të publikohet në fletoren zyrtare

Gjithashtu sipas Shërbimit Informativ të Shefit, ka të dhëna që ambasadori amerikan Withers të jetë takuar me presidentin Topi, për ta instruktuar këtë të fundit se si të vazhdojë sabotimin e cdo suksesi të qeverisë Berisha.

Por Këshilli i Ministrave.org siguron popullin shqiptar se këto janë “Fije që priten”.

 


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results