Lajme te fresketa:

Kryeministri Berisha propozon marrjen me qera të oktapodit Paul. Do të ngrihet edhe një task-forcë në mbrojtje të tij

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Menjëherë pas ndeshjes Gjermani-Spanjë e cila përfundoi me fitoren e spanjollëve, kryeministri Berisha ka hapur kompjuterin iSAL dhe i ka dërguar një telegram ngushëllimi kancelares gjermane Anxhela Merkel.

“Jam shum i hidhrue për kët humbje të qeverisë tuej.
Ju baj me dije se populli shqiptar ash me jue, me zemër dhe votë, pran popullit gjerman duke dëshmue vlera europiane

Me respekt dhe dhymbje të thellë
Doktori”.

Pasi ka parë në ekranin e iSAL konfirminin se mesazhi “asht dërgue” kryeministri Berisha u ka dërguar nga një zile të shkurtër deputetëve, të cilët e dinë që ky sinjal do të thotë mbledhje e grupit parlamentar. Zilen më të shkurtër ja dërgoi Bodes, pasi është i vetmi që ja hap gjithmonë telefonin shefit të tij.

Berisha e hapi mbledhjen si gjithmonë me një komentim për ecurinë e ndeshjes e cila i kishte lënë mbresa të thella. Spanjollët luajtën me një vetmohim dhe përkushtim që e ka patur vetëm një qeveri si e imja gjatë këtyre 35 viteve të fundit.

Berisha tha se i kishte dërguar kancelares Merkel, para ndeshjes, një skemë loje për futbollistët gjermanë, të cilën kryeministri e kishte aplikuar me sukses në zgjedhjet e kaluara, por Anxhela nuk e begenisi.

“Dua të sjell në vëmendjen tuaj autorin që garantoi fitoren e Spanjës” deklaroi kryeministri para deputetëve të cilët menjëherë u ngritën në këmbë me ovacione të gjata “Berisha, Berisha”. Tek-tuk dëgjohej ndonjë thirrje “Poshtë Bllokmenët”.


Pasi kanë kaluar 15 minuta brohoritje, Berisha ka falenderuar deputetët për provën e palëkundur të besimit tek lideri i tyre, por i ka sqaruar se e kishte fjalën për oktapodin Paul, një gjallesë gjermane me fuqi parashikuese, me bindje të djathta, mik i ngushtë i eurodeputetes Doric Pack.

Berisha tha se në përgjithësi i kishte urryer oktapodët pasi ata janë mafiozë por Paul bën përjashtim sepse i përket aleates tonë Gjermanisë.
Parashikimet super të sakta të oktapodit më kanë shtyrë të mendoj për një plan gjenial për ta marrë me qera oktapodin Paul për ta përdorur si orakull në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sigurisht që UNË fitoj gjithmonë, deklaroi Berisha pasi jam sukses i garantue, por mqs oktapodin e përdor Europa atëherë do ta përdorim edhe ne, në kuadin e integrimit të Shqipërisë në organizmat europianë.

Kryeministri Berisha do ti propozojë shtetit gjerman që të zhvillojë një tender për marrjen me qera të oktapodit. Cmimi i okapodit Paul për qëndrimin e tij në Shqipëri do të jetë 1 EURO në ditë ose 1 SAL, pa llogaritur dietat, akuariumi me kondicioner, krimba të freskët nga rubinetat e qytetarëve. 

Akuariumi i oktapodit do të jetë prej xhami transparent, me qëllim që cdo shpenzim të jetë i dukshëm. Në fund, oktapodi do të bëjë edhe deklarimin e të ardhurave personale pasi nuk mund të lejojmë që një oktapod të përfitojë dieta më shumë se kryetarja e kuvendit.
 
Ngarkohet Këshilli i Ministrave.org të marrë të gjitha masat e nevojshme që procesi i tenderimit të jetë sekret dhe të mos merret vesh nga Edvin Rama, pasi ai mund të organizojë pengmarrjen e oktapodit deri ditën e zgjedhjeve lokale.

Kryeministri Berisha i ka kërkuar autoriteteve gjermane që oktapodi të vihet në survejim 24 orësh. Madje nëse është e nevojshme, me fondet e Këshillit të Ministrave.org mund të ngrihet edhe një task-forcë për të mbrojtur oktapodin.

“Një Silvia Konti e kishim prej kohësh. Tano Karidi kemi plot. Oktapodin do ta kemi. Vetëm Komisar Katani na mungon” deklaroi Berisha duke mbyllur mbledhjen e grupit parlamentar të deputetëve.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results