Ministri i Shnetit Petrit Vasili ka urdhëruar së fundmi që pacientët të autorizojnë doktorët për cdo operacion që kryejnë. Jo vetëm kaq por pacienti ka të drejtë të informohet hollësisht nga doktori. Madje pacienti ka të drejtë të zgjedhë doktorin që do ta operojë.
Sipas ministrit Vasili, “konsensusi i pacientit” do të ulë ndjeshëm korrupsionin.

Lidhur me këtë lajm në adresën e emailit të Këshilli i Ministrave.org kanë mbërritur shumë kërkesa nga shumë individë pacientë të cilët kanë shprehur dëshirën e përbashkët për të ndërruar doktorin e spitalit me doktorin e qeverisë, dmth kryeministrin Berisha. Ata besojnë se doktor Berisha është më i nevojshëm në spital se sa në qeveri.
Ndjejmë urgjentisht të nevojshme të sqarojmë se urdhëri i Vasos është mos-keq-kuptuar nga populli pacient.
Urdhëri i Ministrit të Shnetit ka lidhje me doktorin e spitalit dhe jo të kryeministrisë, pasi tek kjo e fundit urdhëri i një ministri nuk ka fuqi ose takat ekzekutiv.

Këshilli i Ministrave.org siguron të gjithë popujt e Shqipërisë pacientë ose jo, se Doktori është më i nevojshëm në krye të qeverisë sesa në krye të një spitali.
Doktor Berisha edhe për 45 vjet nuk mundet të jetë prezent në sallën e operacioneve por vetëm në sallën e Këshillit të Ministrave.org ka marrë përsipër operacionin historik siamez : Të shërojë Shqipërinë nga korrupsioni i Evdin Ramës.
Por sigurojmë popullin doktordashës se Doktorin e ka marrë malli për spitalin pasi shpesh përmend fjalët “gërshërë, darë, pinca, dhëmbë, këpucë”.
Nuk është cudi që të ndodhë surpriza që kryeministri të heqë kompjuterin iSAL nga duart, të veshë bluzën e bardhë dhe të marrë sërish bisturitë, por kjo mbetet një vendim që e marrin vetëm tre njerëz, Doktori, Kryeministri dhe Kryeministri.
























Powered by jWarlock jwFacebook Comments