Lajme te fresketa:

Europa: Nuk u zgjidh kriza. Qeveria: Kriza është vetëm në mendjen e europianëve, amerikanëve dhe opozitës

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Angela Filote, zëdhënësë e komisionerit për Zgjerimin Stefan Fyle, ka deklaruar se në lidhje me krizën politike, tani gjithcka mbetet në duart e politikanëve shqiptarë.

“Të gjithë ne dëshironim shumë dhe e mbështetëm iniciativën dhe na vjen shumë keq që të gjitha përpjekjet e bëra për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes nuk sollën në të vërtetë këtë zgjidhje” ka deklaruar Filote.

Opozita ka nxituar ta deklarojë deklaratën e europianëve ndaj zgjidhjes së krizës si një dështim të qeverisë.

Këshilli i Ministrave.org në një deklaratë për mediat shprehu qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së zj.Filote mbi dështimin e zgjidhjes së krizës.

Europianët dështuan pasi ata nuk punojnë ashtu sic punon qeveria Berisha.

Po të kishte ndodhur kjo, atëherë fjala dështim nuk do të ekzistonte por të gjitha këto vara-vinga sa në Tiranë e në Strasburg do të mbyllej me sukses të plotë dhe historik.

Shqipëria renditet në 10 vendet më të zhvilluara të Europës dhe ndërkombëtarët nuk kanë lënë gur pa lëvizur për të zbehur madhështinë historike të arritjeve siameze të prof.dr.Sali Ram Rroftë Berishës. Ata kanë paguar edhe opozitën që ti vërë stërkëmbëshin hapave gjigante të Sali Bollëkut por nuk ja kanë dalë mbanë të cajnë unitetin Parti-Kryeministër dhe besimin e patundur dhe të pashkundur të shqiptarëve ndaj kryeministrit Berisha. 

Këshilli i Ministrave.org në që fillim ka hedhur poshtë faktin se në Shqipëri ka krizë politike.

Aq më tepër u indinjuam pa masë kur dëgjuam deklaratën e paskrupullt të ambasadorit Xhon Uidhërs II i cili deklaroi në mes të ditës me diell se kemi krizë qeverisje. Por në Shqipërinë heroike blu nuk ka asnjë lloj krize, as politike, as ekonomike e as qeverisje (që mos e dhëntë Zoti).

Kjo u vërtetua me dështimin e europianëve në zgjidhjen e krizës. Sepse në Shqipëri nuk ka krizë. Dhe është e kuptueshme, kur nuk ekziston kriza, nuk mund të ketë as zgjidhje të krizës.

Kryeministri Berisha citon fjalët e tij kur thotë se “nëse ka krizë diku, kjo gjëndet në opozitë, në Europë ose në Hamerikë, por kjo është problem për ata”. 

Kriza ekziston vetëm në mendjen e opozitës, komisionerëve europianë dhe ambasadorëve amerikanë. Por ambasadorët le të flasin, qeveria ecën përpara.

Këshilli i Ministrave.org u bën thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Europës që të shohin krizat e tyrë në performancat në Kampionatin Botëror të Futbollitt ku  amerikanët e ambasadorëve mezi barazuan me Slloveninë. Ndërsa Gjermania e trajneres Merkel u mund nga Serbia e Tadicit.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results