Ngritja e jashtëzakonshme ekonomike të Shqipërisë na gjen shumë pranë Europës dhe akoma më pranë Amerikës. Për të festuar këtë ngjarje të pa-precedentë në historinë botërore, Këshilli i Ministrave.org do të organizojë llotarinë kombëtare, LLOTO QEVERIA©.
Kjo llotari zhvillohet nën kujdesin personal të kryeministrit Sali Berisha i cili është prej kohësh i apasionuar në fushën e spekakleve. I paharruar në kujtesën e spektatorëve shqiptarë shfaqja me numra magjie të Piramidave ku prestigjatorë të njohur zhduknin live elefantë, pantera, krokodilë dhe nganjëherë thasë me para.
Në muajin korrik, Këshilli i Ministrave.org do të lancojë llotarinë kombëtare LLOTO QEVERIA© e cila do të jetë e destinuar vetëm për punonjësit e administratës shtetërore dhe sidomos për pensionistët, duke mundësuar ngritjen e asaj që kanë ëndërruar prej vitesh...rrogat dhe pensionet.
Në sportelet e pensioneve dhe bankomatët ku marrin rrogat, të interesuarit për të qenë pjesëmarrës të LLOTO QEVERIA© do të blejnë biletat të cilat kushtojnë vetëm 1 EURO ose 1 SAL.
Me një monedhë metalike 1 lekëshe ose majën e një celësi X5 do të gërvishtin sipërfaqen e biletës për të zbuluar 3 objekte, nëse ato janë të njëjta, fiton.
Nëse ju gjeni 3 Krokodila Strasburgu, provoje sërish.
Nëse ju gjeni 3 Jozefina Topalli, fiton falas një biletë tjetër.
Nëse ju gjeni 3 Sali Berisha, keni fituar rritjen e rrogës ose të pensionit.
Producenti i kompanisë Këshilli i Ministrave.org, vetë mister Don King Berisha u shpreh se ky spektakël do të jetë i jashtëzakonshëm, me lojra, muzikë, balet dhe me të ftuar të vecantë.
Në fund të këtij show madhështor me fituesit e llotarisë do të organizohet një kros masiv ku protagonistët e llotarisë do të vrapojnë me rroga dhe pensione ne duar, drejt dyqaneve të bukës, tregjeve të fruta-perimeve apo drejt shtëpisë të ndonjë miku për të shlyer ndonjë borxh. Â
LLOTO QEVERIA© do të transmetohet ekskluzivisht në DigiSAL Saj Definejshen dhe do tëjetë i disponueshëm për tu parë edhe në superkompjuterin historik iSAL.
Luani me LLOTO QEVERIA©, sepse Me NE fitojnë të GJITHË©. Me NE nuk ka të humbur (të paktën NE nuk jemi keq)
LLOTO QEVERIA©, rrogë dhe pension i garantuar.

























Powered by jWarlock jwFacebook Comments