Një sondazh i kryer së fundmi në Francë tregoi se 84% e francezëve janë në favor të idesë së shkurtimit të rrogave të ministrave.
Opsioni i uljes së rrogave për zyrtarët, sipas anketës së realizuar, gjen konsensus si tek mbështetësit e së djathtës, ashtu edhe tek ata të së majtës.
Pasi e lexoi vetë lajmin në superkompjuterin e ëndrrës 30 vjecare iSAL, kryeministri Berisha ka mbledhur menjëherë cunat, dmth ministrat dhe u ka bërë të ditur rezultatet e këtij sondazhi të cuditshëm anti-rrogë që kishte bërë vaki në Francë.
“Kjo asht e pakuptueshme për mue” deklaroi shefi i qeverisë duke rrëfyer se herën e fundit që ishte për darkë andej nga Kronkrodrrilli, në masat popullore franceze nuk ishte kjo situatë që paraqiste sondazhi.
Ministrat njëzëri u shprehën se Franca paska popull mosmirënjohës që nuk vlerëson aspak punën e qeverisë së tij.
Të shprehesh pro uljes së rrogave të ministrave pikërisht para pushimeve verore, është shenja më e qartë e një populli që meriton ta lësh papunë, ta përmbytësh, ti hedhësh në erë ndonjë fshat, tja zhdukësh kursimet me ndonjë skemë piramidale.
Një nga ministrat vajti edhe më larg duke e mallkuar Francën me fjalët “Paç Edvin Ramën për kryeministër”.
Kur ka dëgjuar fjalët “Rama” dhe “Kryeministër”, Berisha ka përplasur kompjuterin iSAL në tavolinë. Ministrat kur panë se shefi desh theu ëndrrën 30 vjecare historike siameze kuptuan se u tha një sakrilegj.
Në sallën e Këshillit të Ministrave.org mbizotëroi një qetësi si tek ajo kënga e Redon Makashit.
-More karafyella, e kuptoni se kush asht problemi i këtij sondazhi? – ulëriu me zë të ulët kryeministri Berisha. Kujt i bahet vonë se qfarë mendon populli për rrogat e mia, dmth rrogat tona. I ulim apo i ngremë rrogat, atë e dimë dhe nuk pyesim njeri.
Problemi qëndron tek fakti që ky sondazh i francezëve për ulje rrogash kishte konsensusin e të djathtëve edhe të majtëve. Unë di të baj konsensus me të majtë dhe me përtej të majtës, por ku është dëgjuar që të djathtët dhe të majtët të jenë dakort për ulje rrogash?!!
- Kjo nuk do të ndodhë kurrë edhe sikur të ngrihet Ismail Qemali nga varri i tij në Itali, deklaroi Berisha. Unë due të di se mos ka mes nesh ndonjë të djathtë e bir të djathti që mund të guxojë të mendojë për të pasur konsensus me të majtët, pa dijeninë time personale, tha kryeministri duke parë nga ministrat që nisën të shihnin dekoracionet e tavanit të sallës.
84% e francezëve?!! Unë për 74 copë vota, mu desh të koalicionohesha me Lirin e Integristes, le pastaj për 84 që na duhen për ligjet.
-Ti bëni sytë katër, veshët pipëz ndaj tradhëtarëve zemunarë që kërkojnë të përcajnë të djathtën time dhe të bëjnë kompromise me të majtët,- urdhëroi Berisha.
Një nga ministrat e qetësoi shefin e tij duke i thënë se në Shqipëri të majtët dhe të djathtët nuk bien në konsensus edhe kur ja kërkon bota dhe jo më për një sondazh koti.
Ndërkohë zv/kryeministri Ilir Meta i bëri thirrje popullit francez që të mos masturbohet me sondazhet. [VIDEO]
























Powered by jWarlock jwFacebook Comments