Keshilli i Ministrave

Lajme te fresketa:

Prononcim i Këshillit të Ministrave.org lidhur me deklaratat e ambasadorit Uidhers

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Pak ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi kandidaturën e juristit Vangjel Kosta për Gjykatën Kushtetuese. Ky vendim solli reagimin e disa personaliteteve shqiptare si ish-presidentët Meidani dhe Moisiu por edhe të ambasadorit amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers II.

Ky i fundit e cilësoi vendimi politik, partiak dhe të cuditshëm. Uidhërs i bëri thirrje politikës të qëndrojë larg gjykatave.
Këshilli i Ministrave.org hedh cdo akuzë të thënë apo të menduar nga z.Uidhërs lidhur me rrëzimin e cuditshëm të Kostës.

Nga informacionet e qeverisë nuk ka asnjë të dhënë që Vangjel Kosta të jetë rrëzuar nga shkallët apo në rrugë.

Fakti më madhor për rrëzimin e Kostës është se ai klasifikohet si njeri me njollë.

Sic është vënë re nga kolegët, Vangjel Kosta nuk ështe shumë i kujdesshëm kur hante dhe shpesh njolloste këmishën apo mëngët. Kjo përbën një fakt të pakundërshtueshëm që Kosta ishte i njollosur.

Burime të sigurta nga të afërm të Kostës, pohojnë se në shtëpinë e tij lavatricja vihet në punë cdo ditë, duke vërtetuar dyshimet e Kuvendit se ai është njeri që njollos së tepërmi rrobat.

Madje edhe kur ulej diku, Kosta nuk është parë asnjëherë ti fryjë stolave të lulishteve apo të vendosë një gazetë para se të ulet sic është tradita e cdo shqiptari të ndershëm.  

Votimi kundër Kostës nuk ishte aspak partiak pasi vendimi u mor vërtet në parti por ama u votua në Kuvend.
Prandaj deklaratat e z.Uidhërs nuk qëndrojnë aspak madje ato janë në kundërshtim me Kushtetutën.

Madje Këshilli i Ministrave.org ka dyshimet e palëkundura ndaj Uidhërs që ky i fundit është agjent i fshehtë dhe punon për llogari të amerikanëve.

Është e vërtetë që për Kostën kanë reaguar ish-presidentë si Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu por Këshilli i Ministrave.org dëshiron të theksojë se jo të gjithë ish-presidentët ishin kundër vendimi. Psh ish-presidenti Sali Berisha nuk ka shfaqur ndonjë mos-pëlqim.

Lidhur me porosinë e z.Uidhër që politika ti qëndrojë larg gjykatave, Këshilli i Ministrave.org sqaron ambasadorin amerikan se të gjithë politikanët e maxhorancës e kanë të ndaluar rreptësisht ti afrohen gjykatave.

Urdhri i formës së prerë nga vetë kryeministri Berisha ndalon kategorikisht cdo politikan të djathtë të rrijë jo më afër se 10 kilometra pranë ndërtesës së gjykatave apo prokurorive. Edhe sikur këto ti thërrasin si dëshmitarë apo të pandehur, politikanët duhet të respektojnë porosinë e shefit të qeverisë.

Këshilli i Ministrave.org e këshillon z.Uidhërs se nëse ka ndonjë ankesë ndaj kandidaturave të Gjykatës Kushtetuese, le ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese duke respektuar Kushtetuten.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results