Lajme te fresketa:

Një shtetase amerikane tenton vetëvrasjen. Berisha: Sukseset e qeverisë time po shtojnë zilinë e Amerikës

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Policia e kryeqytetit ka arritur ti shpëtojë jetë një shtetaseje amerikane e cila ka tentuar vetërasjen. Ngjarja ka ndodhur tek blloku i pallateve 9-katëshe. Burime të policisë deklaruan se kjo nuk ishte hera e parë që kjo shtetase tentonte vetëvrasjen ndërsa motivet janë ende të paqarta.

Kryeministri Berisha ka mbledhur menjëherë ministrat e tij në sallën e mbledhjeve të qeverisë për të diskutuar situatën.

“Tentativa e përsëritur për vetëvrasje e amerikanes dhe deklarata e ambasadorit Xhon Uithers II i cili e cilësoi krizën politike si keq-qeverisje janë prova të qarta se Amerika e ka zili Shqipërinë për progresin e saj këto vitet e fundit”-hapi mbledhjen e Këshillit të Ministrave.org shefi i qeverisë Berisha.

Ky progres i dedikohet padyshim sukseseve të jashtëzakonshme të arritura nga une dhe tek-tuk nga qeveria ime, shtoi Berisha, por ne duhet të jemi të përgjegjshëm për shëndetin e miqve tanë amerikanëve. Sepse ata po shfaqin shenja të forta stresi këto kohët e fundit. P.sh. një femër tenton të vetëvritet, një ambasador ja fut kot.

Unë si kryeministër e kam parandjerë këtë situatë pranda prek kohësh kam marrë disa masa për të frenuar disi progresin e Shqipërisë për të mos i dhënë shkak ndërkombëtarëve për të vrarë veten apo për të deklaruar keq-qeverisje.

Gërdeci dhe përmbytjet e Shkodrës nuk dhanë rezultatet që prisja për të vonuar vizat dhe integrimin. Madje socialistë më akuzojnë se nuk po bej asgje edhe pse unë po jap maksimumin tim në këtë drejtim.

Dy javë më parë, në datën 6 maj, me porosinë time, kuvendi ktheu në ligj një propozim të qeverisë që kaloi në mënyrë të fshehtë në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, i cili ndryshon kushtet e marrëveshjes së borxhit që qeveria po tenton të marrë në tregun ndërkombëtar përmes eurobondeve. Megjithatë, edhe pse kanë kaluar më shumë se dy javë nga miratimi i ligjit, qeveria ime ende nuk po del dot në treg.

Sinjal ky që  parlajmëron se interesi mund të rritet edhe mbi normën 8.5 % ose në rastin më të mirë, eurobondi mund të dështojë. Kjo situatë ngre tashmë pikëpyetje serioze mbi qëndrueshmërinë e financave të qeverisë, dhe mbajtjen nën kontroll të borxhit publik.

Mendoj se kjo e fundit do të lumturojë pa masë amerikanët duke eliminuar rastet e  vetëvrasjeve, deklaratat boshe të Boschëve dhe ato të hidhura nga Uidhërsave.

Ministrat njëzëri kanë miratuar planin e sukseshëm të kryeministrit dhe e cilësuar si një miraklle.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results