Lajme te fresketa:

Vendim i Këshillit të Ministrave.org : Ylli Pango emërohet ministër i YMM (Ylli i Mbrëmjes dhe i Mëngjesit)

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Sharmi hot-hot-hot i gazetareve seksi të pranishme në konferencën e përbashkët të dy liderrave Berisha-Berluskoni  turbulluan mendjen e kavalierit beqar italian Berluskonit dhe shënuan nisjen e Festës së Shën Berluskonit.

E gjithë kjo e ka bërë qeverinë dhe Keshillin e Ministrave.org që të mendojë një nismë të re "SHQIPERIA - 1 SHARM" e cila do të konsistojë në praninë e gazetareve me sharm në cdo konferencë shtypi kryeministrore .
 
Edhe pse u mendua të mbetej sekret, mendimtari i nismës kishte qenë kryeministri Berisha i cili gëzon edhe mbështetjen dhe respektin e kryetarit të Keshillit të Ministrave.org, dhe te vetë doktorrit.
 
Berisha hapi mbledhjen e qeverisë duke u kujtuar ministrave.org fjalën e urtë popullore shqiptare europiane “bukë, kripë, zemër...dhe një femër”.

Në konferencat e mia të shtypit deri më sot e kemi shprehur mikpritjen tonë vetëm me ujë, sepse buka me kripë shkakton thërmija dhe grimca mbi tryezë.

Dhe me një tryezë të papastër nuk mund as të konferencohet e as të negociohet.

Prandaj kemi nevojë për elementin F të tabelës se Mendelejevit, femrën.

Në cdo konferencë shtypi timen apo kur kemi ndonjë mik, duhet të kemi patjetër në rreshtin e parë gazetare hot me sharm plot, sepse kjo na sjell shumë avantazhe.

• E para, miku lumturohet dhe nuk ka gje me të bukur për shqiptarin ta ketë mikun e lumtur. 
• E dyta, miku lëshon ndonjë gafë të vetën dhe populli nuk e ka mendjen tek gafat e mia apo të qeverisë time.
• E treta, nuk po më kujtohet, por me siguri duhet të ketë qenë motiv po aq i rëndësishëm sa dy të parat.
 
Prandaj propozoj të krijojmë një Ministri të re e cila do të merret me përzgjedhjen e femrave gazetare me sharm të cilat do të jenë pjesë e përhershme e të gjitha konferencave për shtyp.

Kjo ministri duhet të zgjedhë më të bukurat, më sharmantet, pra të jenë ylla të mbrëmjes dhe të mëngjesit.

Për këtë nevojitet një djalosh energjik, me sy artisti, të dijë të vlerësojë të bukurën, të zgjedhë femra plot sharm, të paraqitshme, me bagazh dhe të dijë ti psikologjisë femrat duke i zbërthyer ato nga mbërtheckat e ndrojtjes, tha kryeministri.

Duke parë se të gjithë ministrat ishin gati të vetpropozoheshin për këtë detyrë, Berisha ua ka prerë hovin duke u thënë se kandidati duhet të jetë beqar dhe njohës i mirë i zanatit.

Ministrat janë pezmatuar nga ky kriteri i fundit por nuk e kanë dhënë veten duke u ngushëlluar me mendimin se askush nga kolegët e tjerë nuk do ta kishte këtë fat që bie një herë në jetë.

Atëherë Berisha ka menduar se vetëm një person në të gjithë listë e tij të rezervave mund ta bënte këtë detyrë prioritare për kombin.
Ai ishte Ylli Pango, për të cilin edhe pse nuk e shprehte, e kishte marrë malli.

Pango u shkarkua një vit më parë nga detyra e Ministrit të Kulturës pasi u kap në  flagrancë duke ndenjur pa punë në shtëpinë e tij. Por në qeverinë Berisha, të rrish kot e pëson, sidomos Pango që u gjet duke zbërthyer fjalëkryqet e revistës erotike "Mbërthecka".

Megjithatë i gjithë Keshilli i Ministrave.org u shpreh unanimisht dakort për emrin e njeriut që e dinte mbarë Shqipëria se ishte me eksperiencë të pakontestueshme në zbërthime psikologjike.

Kryeministri ka marrë celularin dhe ka kërkuar numrin e Pangos por aty u kujtua se numrin e tij e kishte fshirë që një vit më parë.

Atëherë ka hapur “Inbox” e sms-ve në celular dhe tek rubrika “Sent” ka gjetur sms me të cilën e shkarkoi nga detyra ministrin.
Aty për aty i ka bërë “Reply” dhe e ka urdhëruar Pangon të paraqitet para keshillit të Ministrave.org për të marrë në dorëzim detyrën e re.
 
Ende pa mberritur konfirmimi i dergimit te sms nga celulari i kryeministrit, në derën e Keshillit të Ministrave.org ja ka behur Yllka.

Berisha i shpjegoi vartësit të tij detyrat që e prisnin për të cilat ai duhet të punonte natë e ditë, madje më shumë natën  se ditën.

Detyrat e Pangos, do të jenë që të zbërthejë, dmth të zbulojë, dmth të identifikojë nëpërmjet metodave të tij hulumtuese psikiko-zbërtheckore vajzat gazetare që do të vendosen në rreshtat e para të konferencave të shtypit

Kandidatet pasi të përzgjidhen nga ministri i YMM Pango, duhet ti dërgohen për miratim të sasisë së sharmit të gazetareve, mikut dhe vëllait tonë Berluskonit me skafin e orës 7 pa 5.
 
Skafi, i cili do të ketë si destinacion vilën e Berluskonit në Sardenjë, do të drejtohet nga vetë Pango. Ai do të duhet të presë jashtë vilës derisa Berluskoni të testojë efektivitetin e sharmit gazetaresk nëse është në nivelin e duhur.

Kuptohet që për Pangon kjo do të jetë një angazhim tepër i lodhshëm por kryeministri Berisha e ka urdhëruar ministrin e ri që në rast se detyrat nuk realizohen brenda orarit zyrtar, atëhere Pango duhet të punojë jashtë orarit edhe në shtëpi.

Pango nuk ka pranuar pasi ai nuk fut të panjohur në shtëpi por nuk ka bërë zë pasi nuk donte të bënte të pabindurin në sy të kolegëve.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results