Keshilli i Ministrave

Lajme te fresketa:

Femrat shqiptare peticion qeverisë : Të festohet Shën Berluskoni

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Edhe pse në mot të ftohtë dimri dhe me shira dhe borë, Evropa është përfshirë nga festat e Shën Berluskonit të cilat janë celebruar në cdo qytet, fshat dhe katund. Cdo kryeministri të djathtë beqar i janë dërguar femra të bukura të cilat sipas traditës duhet ta mbanin mashkullin gjithë natë pa gjumë duke e torturuar me seks.

Kjo fest është një traditë italiane qe festohet nga beqarët kur janë kryeministra të djathtë.

Por si lindi kjo festë?

Sipas legjendës, thonë se dikur një kulcedër e korruptuar mbantë nën terror popullin italian të cilët për ta mbajtur me të mira i dërgoninfemrat më të bukura të popujve përreth që ato ta provokonin me veshje dhe veprime seksi që kulcedra të pësonte atak kardiak. Por kulcedra nuk po vdiste.  Një ditë, një djalë trim dhe bukurosh i quajtur Silvuciano Berluskoni  luftoi me kulcedrën  e kuqe dhe e mundi. Që nga ajo ditë italianët e kanë pagëzuar këtë ditë si festa e Shën Berluskonit.

Kjo traditë është festuar me ndërprerje por kryeministrit italian beqari Sivlio Berluskoni, i cili është pasardhës i trimit me fletë që vrau kulcedën, ka shprehur dëshirën që kjo festë të ringjallet këtë vit.

Qindra-mijëra-miliona femra shqiptare kanë nënshkruar peticione duke protestuar indiferencën e qeverisë ndaj kësaj feste e cila nuk po festohet në Shqipëri.

Gazetare të njohura dhe politikane botërore i janë bashkuar këtyre peticioneve duke kritikuar Këshillin e Ministrave.org dhe sidomos kreun e saj Sali Berishën i cili e ka lënë Shën Berluskonin jashtë prioriteteve të qeverisë.

I shtyrë nga këto zhvillime dhe në kuadrin e bashkëpunimit italo-shqiptar, organizimin e festës së Shën Berluskonit e ka marrë përsipër Këshilli i Ministrave.org nën kujdesin e vecantë të shkëlqesisë së vet, kryeministrit Sali Berisha.

Në mbledhjen e rradhës kryeministri Berisha pasi ka theksuar rëndësinë e Italisë si partner strategjik ka iniciuar nismën që edhe në Shqipëri të festohet Shën Berluskoni, për kryeministrat e djathtë dhe beqarë.

Por fatkeqësisht kryeministri ynë është i marruar, na falni i martuar dhe kështu që ai plotëson vetëm njërin nga kushtet e kërkuar, atë të qenit i djathtë.

Kërkesa e menjëhershme e Berishës për divorc u hodh poshtë nga Gjykata Divorcuese dhe kryeministri u shpreh se nuk mund të dalë kundër vendimit të ligjit.

Atëherë Berisha ka propozuar që kjo festë ti bëhet direkt personit që i plotësoh të dyja kushtet edhe beqar edhe kryeministër edhe qejfli, Berluskonit.

Propozimi i kreut të Keshilli të Ministrave.org është pritur shumë mirë nga ministrat.

Menjëherë është marrë vendim që të ngrihet një grup pune për të organizuar një delegacion me femra të bukura shqiptare si dhuratë për mikun e Berishës. Ky i fundit theksoi se me përbërjen e këtij delegacioni të bëhej kujdes pasi në të  duhej të zgjidheshin më të bukurat. Për të respektuar protokollin e festës, femrat duhet të jenë pjesë e administratës qeveritare dhe shtetërore.

Për këtë u shpall një audicion mbarë administrator ku mijëra femra shqiptare shprehën angazhimin për të plotësuar dëshirën e kryeministrit shqiptar Berisha për ti plotësuar qejfin kryeministrit italian Berluskoni.

Sipas burimeve jo dhe aq të sigurta, ndër emrat e shumtë po shikohen me kujdes emra zëdhënësesh, deputete artiste, kryetare parlementesh, dhe tek-tuk ndonjë ministër bukurosh.

Kur ka marrë vesh lajmin e fundit, kryeministri Berluskoni nuk e ka mbajtur më veten por i ka rënë të fikët nga gëzimi.  [VIDEO]

 

 


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results