koka
 
   
 
Kryeministri 


Qeveria

 

SQARUES

LAJME KRYESORE

BERISHA: ME SHUME GOOGLE DHE FACEBOOK PER TE GJITHE

Kryeministri shqiptar Sali Berisha në vijim të fushatës elektorale zhvilloi një takim të vecantë me rezidentët e Burgut 313 ku u parashtroi platformën e mandatit të dytë të qeverisë demokratike, e cila do të përmirësojë maksimalisht kushtet e burgjeve.

Një i dënuar kërkoi të dinte nga kryeministri nëse qeveria e tij kishte ndonjë projekt për privatizimin e qelive. Berisha theksoi se kjo do të ishte prioritet i qeverisë së tij pas 28 Qershorit. Berisha siguroi se cdo banor qelie do të pajisej me hipotekë të rregullt. Jo vetëm kaq, por qeveria do të bënte investimet e duhura duke vendosur edhe shërbimin e internetit wireless në cdo burg të Shqipërisë. “Nuk mund ta imagjinoj, që Shqipëria në moshën e Internetit, një burgosur të mos ketë Google apo Facebook” përfundoi kryeministri Berisha.

 

RAMA: PREMTOJ UJE DHE PILAF NE MANDATIN TIM TE PARE

Dje paradite, kreu i PS, Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Shoqatës së Veteranëve. Një nga të pranishmit pasi bëri një pasqyrë të plotë të gjendjes së  veteranëve të Shqipërisë, i kërkoi Edi Ramës të verë dorën në zemër, tu rriten pensionet  pasi nuk mban më ujë pilafi.

Rama u shpreh se i takon kryeministrit Berisha, të vendosë duart mbi zemër pasi ky është profesioni tij si kardiolog, por premtoi se do bëjë të pamundurën. Por meqënëse e pamundura nuk bëhet atëherë do bëj c`është e mundur. “Dhe nëse nuk mbaka më ujë pilafi, shumë shpejt, në mandatin e parë të qeverisë Rama, veteranëve do tu jepen zgjidhje për të gjitha problemet dhe sidomos të kenë pandërprerje 24 orë edhe ujë, edhe pilaf” deklaroi pak a shumë kryebashkiaku Rama.

 

FESTA "GRIPI I DERRIT" SE SHPEJTI NE TE GJITHE SHQIPERINE 

“Gripi i Derrit” troket me ne fund edhe Shqiperi. Burime deri diku te sigurta nga Ministria e Shendetesise bejne te ditur se ka marre sinjalizime se kjo feste pagane e njohur ne te gjithe boten, tashme eshte e pranishme edhe ne vendin tone, i cili nga deshira e madhe per te hyre ne Europe, nuk po le gje pa marre nga Europa. Festa “Gripi i Derrit” ka si qellim unifikimin e personave qe cilesohen si “turi derr”. Aktualisht kjo feste ka shume pak admirues, por qe sipas specialisteve, shifrat do te jene ne rritje ne muajt e ardhshem.

Nderkohe vihet re nje indiference e politikes shqiptare, te cilet nuk po e perkrahin fare kete eveniment te rendesishem, duke bere qe festimet e “Gripit te Derrit” te deshtojne. Por fansat e kesaj feste shprehen optimiste duke theksuar se do bejme “derr qejfi”.

BERISHA:NUK E KAM HARRUE CESHTJEN CAME!

Ne kuadrin e fushates "Shqiperia - Ne mos rrjedh, pikon" kryeministri Berisha ka vizituar tregun cam duke vertetuar se nuk e ka harruar ceshtjen came, e cila ka qene nje nga pikat me te nxehta me kryeministrin grek Karamanlis. Berisha u shpreh para tregtareve se ai ja hodhi disa here rrotull biseden Karamanlisit, per camet. Por greku nuk desh dhe beri sikur nuk degjonte. Atehere Berisha nga inati, ja paska lene Karamanlisit faturen e kafes qe pine bashke, pas konferences per shtyp.

Duke vijuar udhetimin e tij neper tregun cam, Berisha u shpreh optimist dhe premtoi se nese ai fitonte nje mandat te dyte, mallrat e tregut cam do konkuronin edhe ato kineze, ne te gjithe boten.

  

Nderkohe kryeministri porositi tregtaret qe te mos paguanin asgje me shume se sa detyrimet, te jepnin bakshishe, e as rryshfete qe perfundonin ne xhepat e Edit.

Ne kete vizite, Berisha shoqerohej edhe nga Gert (jo-futbollist) Bogdani i cili i dhuroi kryeministrit disa triko leshi me stemen e kombetares se futbollit me firmen e tij.

(foto u mor borxh pa leje nga Top Channel)

 

I'M SORRY - ISHA I STRESUAR!

Thuhet se nje biznesmen, gjasme paska goditur nje te verber, qe i pengoi rrugen per te hyre ne kryeministri. Medemek na paska goditur nje nga protestueset qe rastesisht ndodhej para deres.

    (Momenti kur biznesmeni gjasme godet nje te verber)

Ceshtja pritet te shkoje ne gjykate ku biznesmeni ka kerkuar te vijne si deshmitare okulare te verbrit prezente.
Por avokati i biznesmenit ka sqaruar per mediat se sipas "Ligjit mbi Pronen Private" te parkosh para portes se tjetrit apo te rrish mu tek dera, denohet me gjobe deri ne 3 vjet burg.

Vete kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjehere duke falenderuar biznesmenin i cili dha kontributin e tij ne spastrimin e te bezdisurve qe kishin bllokuar hyrjen e kryeministrise.

Por biznesmeni ne fjale u shpreh "I'sorry - Isha i stresuar!". Kryeministri Berisha ka fajesuar per kete veprim kreun e PS, z.Edi Rama i cili ka stresuar biznesmenet me gjoba dhe taksa.

            (Nje badigardet e kryeministrise duke relaksuar te stresuarin)

BERISHA: NATO ESHTE E MIRE - NATO ESHTE SI SHPIRT.

TIRANE – Kryeministri Berisha menjehere pas pranimit te Shqiperise ne NATO, ka falenderuar te gjithe shqiptaret per kete feste te gezueme dhe te shenueme.

"Kam luftue per kete dite, qe ne 1965, por dora e diktatorit Edvin Rama me pengoi. Por tash e mbrapa, e gezofshi Shqiperine e lire." u tha Berisha gazetareve europiane te cilet nuk  kuptonin asnje fjale shqipçe. Nje gazetar mistrec e pyeti se nese ishte ndopak xheloz qe dukumenti i nenshkrimit te anetaresimit ju dorezua Bamirit. Berisha ju pergjigj se miqesine e tij me Damirin nuk mund ta prishe nje dite feste si kjo e sotmja. Po te isha xheloz, per presidentin, une mund ta kisha shkarkuar nga detyra, behesha vete president per nje jave sa te merrja vete ne dore anetaresimin e NATO-s dhe pas nje jave e riemeroja presidentin Topi serish ne detyre, shtoi Berisha. 

Ne prani te gazetareve, kryeministri berisha beri edhe nje foto me drejtorin e porsaemeruar te NATO-s, Borat Shofer.

Shume shpejt, vete ai, kryeministri Berisha dmth, do te nise nje tur te ri me titull "NATO ESHTE E MIRE - NATO ESHTE SI SHPIRT". 

BERLUSKONI:JAM LIBERAL POR PER LIBERALIZIM VIZASH . . . (2-3 kollitje)

TIRANE – Kryeministri italian Sivio Berluskoni vizitoi Shqiperine e Kryeministrit Berisha , me ftese te ketij te fundit. Para nderteses se kryeministrise, kishin dale per ta pritur aktivistet e levizjes Mjaft, te cilet protestonin per kete vizite te kavalierit. Berluskoni eshte manhitur nga protestuesit entuziaste dhe pergezoi kryeministrin Berisha duke ju shprehur se Shqiperia eshte tashme perfundimisht ne Europe, pasi vizitat e Berluskonit jane pritur me protesta vetem ne vende me principe europiane. Berisha gjithashtu shtoi se shume nga anetaret e Mjaft-it jane tifoze ultra te Milanit. Ketu Berluskonit i shpetuan disa lote mallengjimi dhe desh te pershendeste mjaftistat por ishte teper vone pasi shoferi i automjetit nderkohe kishte marre kthesen.

Dy kavalieret pasi firmosen disa marreveshje me pas dolen ne nje konference per shtyp, ku cuditerisht pati edhe te ardhur nga shtypi. Berisha u perpoq te sqaronte te pranishmit, lidhur me marreveshjet por askush nuk mori gje vesh. Berluskoni theksoi se ne Tirane kishte ardhur vetem per p. . . . dmth projekte, ne fushat e energjise. Disa gazetaruce mistrece tentuan te pyesnin se kush perfitonte nga energjia e perfituar por kryeministri italian nuk u pergjigj dot sepse nuk dinte shqip. Tek-tuk ndonje gazetar pyeti edhe per liberalizimin e vizave me Italine por ketu Berluskonin e zuri nje kolle e keqe. Atehere nderhyri Berisha me nje italishte te persosur, ne dialektin "berishalisht" dhe te pranishmit mbeten pa goje sa qe nuk dinin se cfare te pyesnin me shume. Gjithsesi dikush arriti te perkthente se vete Silvio kishte patur probleme me vizen, prandaj nuk erdhi dot me pare ne Shqiperi.

Me pas, Berluskoni pati takime edhe me krere te tjere te shtetit, ku pati rastin te leshonte  nje karikator komplimentash Jozi Topallit e cila u be blu ne fytyre. (sepse e kuqja nuk i lejohet).

Takimet vijuan edhe kolegun e tij, presidentin e SK Tirones, Bamir Topin, te cilit i premtoi nje ndeshje miqesore mes Milanit dhe Tirones. 

 

BERISHA : NE 2009 E GJITHE SHQIPERIA UJE 24 ORE 

TIRANE – Kjo eshte nisma me e re e kryeministrit Berisha, e cila do te beje te mundur ate qe nuk arriti ta beje ndonjehere asnje qeveri, mbret apo pasha.

"SHQIPERIA UJE 24 ORE" do te bazohet mbi nje sistem hidraulik, i cili riciklon urinen duke e kthyer ate ne uje te pijshem. Ky sistem aplikohet nga Agjencia Amerikane e Hapesires NASA e cila perfundimisht ka zgjidhur me sukses problemin e ujit te pijshem per astronautet e saj kur dalin me misione ne hapesire. Aparaturat e ketij sistemi jane prodhuar nga kompania "FAST PSHURR & WATER 4EVER" e cila shpjegon se ky sistem eshte ne gjendje te kthjeje brenda pak sekondave ne uje, urinen e njeriut, te kafsheve dhe te shpendeve.

Me ane te ketij sistemi, qeveria shqiptare shprehet optimiste se do ti jape fund problemit te furnizimit me uje te pijshem per popullaten, banoret dhe qytetaret e saj. Nderrmarjet e ujesjellesit nuk do te ekzistojne me ne dhe punonjesit e saj do te nxirren ne asistence.

Mijera njerez kishin dale ne aeroportin e Rinasit per te pritur kryeministrin Sali Berisha, i cili kthehej nga Shtetet e Bashkuara te Hamerikes ku kishte firmosur nje marreveshje me presidentin G.W.Obama, sipas te ciles Shqiperia merrte ekskluzivitetin e sistemit "FAST PSHURR & WATER 4EVER" per te gjithe Europen. Mes entuziasteve kishte adhurues, qe ne delir i kerkuan Berishes ta provonte pajisjen ne syte te pranishme por kryeministri u premtoi se do ta demostronte sistemin ne parlamentin shqiptar dhe do te ftonte te parin kreun e opozites, Edi Ramen.

Vetem nje detaj ka mbetur pa u sqaruar, shqiptaret do te urinojne ne Shqiperi apo do tu duhet te udhetojne jashte orbite. Por lidhur me kete, asnje funsionar nga Ministria e Ujit dhe e Lengjeve, nuk ka dhene ende ndonje sqarim.        

V.O. - Urina eshte termi latinisht i procesit te prodhimit te shurres.

 

                                                                                                                                                                                                                 

Zbavitu

Berisha vs Rama

Rryshfeti

Ping-Pong